Shqipëria Postuar më 16 Korrik 2026, 14:41

20 shkolla në projektin smart city - Rama: Projekt që transformon rrënjësisht sigurinë publike në vend

Nga Fabjona Pasho

20 shkolla në projektin smart city - Rama: Projekt që transformon

20 shkollat më të frekuentuara në Tiranë janë pajisur me 600 kamera inteligjente në kuadër të projektit Smart City.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë inspektimit të Qendrë së Komandës dhe Kontrollit dha më shumë detaje për projektin.

“Sot e kemi nisur me sigurinë në shkolla, ku 20 shkollat e para në Tiranë janë përzgjedhur për nga dendësia e numrit të nxënësve, intensiteti i veprimtarive rreth tyre dhe domosdoshmëria që, duke testuar modelin pikërisht në këto shkolla, të nxjerrim të gjitha konkluzionet e nevojshme për të vazhduar me fazat e tjera. Sot të gjithë prindërit duhet të ndihen të lehtësuar, që qeveria është një trup që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Natyrisht, çdo gjë kërkon kohën e vet. Nuk ka projekt që nuk mund të ndeshë pengesa, por sot jemi në një moment kur projekti merr jetë dhe vijon me shtrirjen e tij në të gjithë vendin, duke shënuar një fazë të re historike të përpjekjes së shtetit për të ngritur në një nivel tjetër menaxhimin e sigurisë publike”, tha Rama.

Smart City është një projekt që e afron Shqipërinë me standardet më të avancuara evropiane dhe transformon rrënjësisht sigurinë publike në vend.

Ministri i punëve të Brendshme Besfort Lamallari dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro  u shprehën se projekti do të ofrojë më shumë siguri për nxënësit.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat