20 milonë USD për pikat e inspektimit kufitar - Sfidat e integrimit në BE, Salla: Rrisim sigurinë ushqimore

Qeveria parashikon të kryejë një investim prej rreth 20 milionë dollarësh për ndërtimin e 7 Pikave të Inspektimit Kufitar, si dhe për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe ISUV-it, të cilat kanë rol kyç në procesin e integrimit europian dhe kontrollin e importeve dhe eksporteve.
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla prezantoi në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian prioritetet dhe angazhimet e institucionit që ai drejton në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe shëndetit të bimëve, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku theksoi se përveç dhjetëra akteve nënligjore përafruese më BE që do të miratohen, fokusi do të jetë edhe te forcimi i kontrolleve zyrtare të bazuara në risk, për produktet e importit, eksportit dhe prodhimit vendor.
“Përmbushja e kërkesave në këtë kapitull nuk kufizohet vetëm në përafrimin e legjislacionit, por kërkon ndërtimin dhe funksionimin efektiv të një sistemi kontrolli të barasvlefshëm me atë të BE-së. Sfida nuk është vetëm të miratojmë aktet sipas BE-së, por t’i zbatojmë ato në praktikë. Ne do të vijojmë mbështetjen praktike për operatorët dhe fermerët, me qëllim forcimin e besimit dhe garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorin,” tha Salla.
Bizneset nga ana e tyre shprehen se duhet të jenë të përgatitur për këtë sfidë, por kërkohet edhe një analizë në terren sa i takon situatës reale të sektorit.
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA),zhvilloi takimin ndërgjegjësues me temë: “Ecuria e adresimit të rekomandimeve të Raportit të Komisionit Europian 2025 sa i përket fushës së sigurisë ushqimore dhe sfidat sa i përket plotësimit të angazhimeve në kuadër të procesit të negociatave në Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia, Kohezioni”/ Kapitulli 12”.
Evazion fiskal nga postat private? - Prokuroria e Tiranës nis hetimin dhe kontrollet në disa subjekte
Hetime subjekteve që ofrojnë shërbime postare. Prokuroria Tiranë regjistron procedim penal për evazion fiskal për mallrat që shiten pa faturë, sekuestrohen......
Me ftesë nga Selia e Shenjtë, kryeministri Rama niset drejt Romës- Do të pritet në Vatikan nga Papa Leoni XIV
Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Romës, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe......
Sa minuta na ndajnë nga shkolla dhe spitali? Eurostat zbulon diferencat mes qyteteve dhe zonave rurale në Shqipëri dhe rajon
Agjencia Europiane e Statistikave, Eurostat, ka publikuar së fundmi të dhëna që tregojnë sa pranë janë banesat me institucionet bazë, si qendrat......
Kush duhet të nxitojë për të bërë rivlerësim e pasurive? - Pipiria: Pronat që nuk kanë vlerë në kartelë, domosdoshmëri
Rivlerësimi i pasurive është një proces që synon të kursejë qytetarët në rast të shitjes së pronës ku sipas ligjit do të duhet të paguanin 15 % tatim të......
Nga bota akademike, sistemi bankar dhe ligjet - Kandidatët për tre vende në Këshillin Mbikëqyrës të BSH
Procesi i përzgjedhjes së tre anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është përmbyllur me seancën dëgjimore në Komisionin......
Kur nis rivlerësimi i pasurive? - 6 000 kontrata “të ngrira” në pritje të procesit
Së shpejti pritet që të nisë procesi i rivlerësimit të pasurive në vend për të gjithë ata qytetarët që kanë interes të rrisin vlerën ligjore të banesës së......
Obligacionet 15-vjeçare tërheqin investitorët - Si ishte kërkesa dhe oferta në ankandin e parë për vitin 2026?
Fillimi i vitit 2026 po shënon një tendencë pozitive në tregun e titujve qeveritarë në Shqipëri, me rënie të dukshme të yield-eve për të gjitha maturitetet.......
“Zgjohet” shërbimi i detyrueshëm ushtarak? - Shqipëria nuk ka plan ta rikthejë. Serbia dhe Kroacia, të vetmet që nisin rekrutimet
Në një kohë kur kërcënimet në botë po shtohen, shumë vende po rrisin investimet në fushën e mbrojtjes. Edhe Ballkani Perëndimor synon ta zgjojë këtë......


