2 projekte për centrale diellore publike - KESH synon diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë
Teksa një sërë centralesh diellore private kanë hyrë në prodhim apo pritet të ndërtohen, edhe gjeneruesi publik i energjisë po synon zgjerimin e portofolit në këtë drejtim. Janë 2 projekte që janë duke u zbatuar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, që pritet të diversifikojnë burimet e prodhimit të energjisë, duke zbutur varësinë nga uji.
Projekti më i avancuar është impianti diellor lundrues në Vaun e Dejës, që do të ketë një kapacitet të instaluar prej 12.97 MWp. Pak ditë më parë u nënshkrua kontrata për projektimin, ndërtimin dhe operimin 2-vjeçar, me një vlerë prej 13.86 mln euro. Ndërkohë që, sipas përllogaritjeve, prodhimi i parashikuar në vitin e parë do të arrijë në 18,808 mWh, me një prodhim mesatar prej 17,822 mWh/vit gjatë gjithë jetës së tij.
Projekti i dytë parashikon ndërtimin e një centrali diellor 50 MWp në zonën e Belshit. Vepra, ka një kosto totale prej 40 mln euro, ndërkohë që 30 mln euro parashikohet të financohen përmes një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 8 milionë euro janë grant i BE dhe pjesa tjetër prej 2 mln euro, përmes një injeksioni të kapitalit nga KESH.
Korporata zotëron dhe operon tre hidrocentralet publike të Kaskadës së Drinit, me një kapacitet të instaluar të kombinuar prej 1.350 MW, si dhe një impiant diellor prej 5.14 MWp të pozicionuar në digën e Qyrsaqit, në Vaun e Dejës.
Sondazh

Sa deputetë mund të nxjerrin votat e diasporës? Deri në fund të procesit projektohet të aplikojnë rreth 275 mijë emigrantë
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në paraditen e datës 28 Janar kanë aplikuar rreth 89,900 individë dhe rreth 55 mijë prej këtyre kërkesave janë miratuar me......

SHBA konfirmon Sekretarin e ri të Thesarit - Kush është Scott Bessent, që do të luaj një rol kyç në planin e taksave të Trump?!
Senati amerikan konfirmoi investitorin miliarder Scott Bessent për të shërbyer si sekretar i thesarit të Presidentit Donald Trump, duke i dhënë atij aktin......

Rama përgënjeshtron: Shqipëria nuk mund të mbajë një përgjegjësi të tillë për Gazën!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar fuqishëm ndaj lajmeve të rreme që sugjerojnë përfshirjen e Shqipërisë në ndonjë plan për të marrë përgjegjësi......

Anija ‘Cassiopeia’ me 49 emigrantë në bord mbërrin sot në Shëngjin
Sipas raportimeve, anija patrulluese e Marinës italiane Cassiopea, e cila mbante 49 emigrantët e kapur gjatë fundjavës në ujërat ndërkombëtare në jug të......

Afganët në Shqipëri përballen me pasiguri pasi Trump pezullon programin e refugjatëve!
Në Shqipëri, mijëra afganë që u larguan nga vendi i tyre për t'i shpëtuar pushtimit të talebanëve po përballen me pasiguri teksa presin miratimin e vizave......

Siguria ushqimore/ Denaj: Janë lëshuar 48,232 certifikata për lëvizjen e kafshëve!
Sipas informacionit të publikuar për mediat gjatë vitit 2024, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka lëshuar 48,232 certifikata për lëvizjen e......

Forcohen Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot valutat e kryesore?
Dollari amerikan është forcuar sot duke u blerë me 94 lekë dhe duke u shitur me 95.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Euro nuk ka pasur luhatje të......

21 milionë euro për kompensimin e pronave në 2025-Erion Çaka: Deri tani interes i ulët nga qytetarët për të aplikuar
Teksa qeveria ka shtyrë me 3 vjet afatin për kompensimin e pronave, fatura totale përllogaritet të jetë rreth 116 miliard lekë. I ftuar në emisionin Box to......