2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë - Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave. Cilat janë fushat më problematike?
Insitiucionet publike kanë kryer shkelje financiare të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2 milionë eurosh.
Referuar raportit mbi Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik të Ministrisë së Financave, përgjatë vitit 2024 janë evidentuar gjithsej 7,256 gjetje që lidhen me shkelje proceduriale, devijime dhe dobësi në sistemet e administrimit të pronës publike, prokurimeve, pagesave, shpërblimeve, menaxhimit të aseteve, sistemit të tatim-taksave, si dhe në fusha të tjera përkatëse të veprimtarisë së njësive publike.
Auditimi i brendshëm, megjithëse nuk ka si funksion parësor zbulimin e të gjitha shkeljeve, luan një rol të rëndësishëm në identifikimin e dobësive sistemike dhe parregullsive që mund të sjellin pasoja financiare për institucionet publike.
Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, auditimi i brendshëm ka evidentuar një sërë gjetjesh që kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në buxhetin e shtetit, duke përfshirë keqmenaxhimin e fondeve, mungesën e kontrolleve të brendshme efektive dhe zbatimin jo të plotë të procedurave ligjore dhe financiare.
Vëmendje të veçantë në raportimin e rezultateve, audituesit e brendshëm i kanë kushtuar shkeljeve të disiplinës financiare, me efekte negative në buxhet.
Struktura e efektit financiar negativ të shkaktuar identifikon peshën specifike më të madhe, në rreth 31.3%, tek sistemi i tatim-taksave dhe doganave, po ashtu në rreth 29.2%, zëra të tjera sipas fushave të përgjegjësisë së njësisë publike, në sistemin paga, shpërblime dhe komisione rreth 9.45%.
Konkretisht dëmi i gjetur në sistemin tatim taksa është rreth 60 milionë lekë, në paga e shpërblime 18 milionë lekë, në prokurim blerje dhe invbestime 16.4 milionë lekëm, në administrim prone dhe pasuri, 14.7 milonë lekë si dhe privatizime, shitje dhe qiradhënie 15.9 milionë lekë.
Për vlerën e efektit negativ të shkaktuar është kërkuar rikuperimi i shumës dhe ndjekja e arkëtimit deri në zhdëmtimin e plotë.
Këto gjetje tregojnë për nevojën e forcimit të mekanizmave të kontrollit dhe të llogaridhënies në administratën publike, me qëllim mbrojtjen dhe përdorimin e drejtë të fondeve publike.
Krahas kërkesave për rekuperim, vëmendje i është kushtuar dhënies së rekomandimeve për forcimin e kontrolleve dhe procedurave me qëllim parandalimin e përsëritjes së këtyre rasteve në të ardhmen.

Shqipëria, në qendër të sportit botëror? - Rama: Synojmë Globe Soccer Awards dhe Padel International
Qeveria shqiptare synon të organizojë në Tiranë eventin botëror të futbollit Globe Soccer Awards. Kryeministri Edi Rama u shpreh se, organizatorët e këtij......

Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja? - Rikuperon Dollari dhe Franga!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot paqëndrueshmërinë e tij pasi ka shënuar sot një rritje të lehtë të kuotës në raport me rënien e vazhdueshme që ka pasur......

3 miliardë euro kundër plastikës - Bankat ndërkombëtare të zhvillimit rrisin përpjekjet për të frenuar ndotjen
Një grup bankash zhvillimi planifikon të investojë të paktën 3 miliardë euro deri në fund të dekadës për trajtimin e ndotjes plastike në dete, duke zgjeruar......

Pensionistëve “u gjendet punë” në bujqësi! - Nëse aplikojnë për subvencione, do të jenë automatikisht përfitues
Të moshuratit do të nxiten që të jenë aktiv gjatë periudhës së pensionit duke punuar në bujqësi dhe blegtori. Në dokumentin e planit të moshimit 2025-2030......

Agrobizneset, bashkëpunim përtej kufirit - KASH marrëveshje me Këshillin Kombëtar të Luginës së Preshevës
Keshilllit te Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), i Luginës Preshevë, komunat Preshevë, Medvegj, Bujanovc, kanë nënëshkruar......

Çmimet mbetën “në vend numëro”/ Inflacioni vlerësohet në 2.2%. Vajrat dhe yndyrnat kryesojnë rritjen e ushqimeve
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Maj të këtij ka shënuar një rritje vjetore prej 2.2%, një normë e pandryshuar, krahasuar me të njetën periudhë të......

Turistët “braktisin” Kroacinë - Çmimet e larta i largojnë drejt destinacioneve më të lira
Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke shkaktuar një goditje të madhe për industrinë. Vendi ballkanik ka qenë një parajsë për......

Dilema, Call Center apo Karrierë? - Malaj: Të rinjtë tërhiqen nga paraja e shpejtë. Muça: Është një kurth
Të fitosh nga 1,500 deri në 3,000 euro në muaj vetëm duke zotëruar një gjuhë të huaj, pa pasur një nivel të lartë arsimor, apo të ndjekësh rrugën e......