2 centrale të mëdhenj diellorë në Fier Miratohen projektet me fuqi 25 dhe 82 MW, 2% të energjisë do ia japin falas shtetit
Qeveria ka miratuar ndërtimin e 2 centraleve të mëdhenj në Qarkun e Fierit. Sipas vendimeve të marra në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave 1 nga parqet fotovoltaikë do të ketë fuqi të instaluar 25 MW dhe do të zhvillohet nga kompania “POWER ENERGY”. Ndërkohë që, centrali tjetër do të jetë një fuqi 82 MW, ndërsa zhvillues është kompania “ALBANIA SOLAR POWER”
Veprat energjetike nuk janë objekt koncesioni dhe nuk përfitojë nga masat mbështetëse, çka do të thotë se nuk e kanë të garantuar blerjen e energjisë nga shteti, s’kanë lehtësime që lidhen me marrjen e lejeve apo lidhjen me rrjetin elektrik.
Sipas vendimeve afati i pritshëm i vënies në punë i impianteve fotovoltaike do të jetë brenda 36 muajve, ndërkohë që afati i operimit është 49 vjet nga hyrja në fuqi e vendimeve të qeverisë.
Po ashtu, përcaktohet se shoqëritë do t’i japin falas, në formë rente, ministrisë përgjegjëse për energjinë 2 % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit.
Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit.

Bullgaria, pjesë e eurozonës nga janari 2026 - Vendimi i BQE, do të jetë anëtari i 21-të i bllokut
Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i dhanë Bullgarisë miratimin për të vendosur monedhën euro që nga fillimi i vitit 2026. Në një "raport......

A do ta ndiejnë shqiptarët rritjen e tarifave amerikane? Eksportet dhe importet e metaleve me SHBA ishin mbi 3.5 miliardë lekë në vitin 2024
Duke marrë shkas nga dyfishimi i tarifave doganore nga 25% në 50% që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur për shumicën e importeve të çelikut dhe aluminit,......

Avioni plotësisht elektrik ulet në aeroportin e Nju Jorkut - Kompania amerikane synon zgjerimin e shërbimeve me taksi ajrore
Beta Technologies u bë kompania e parë amerikane që ul një avion tërësisht elektrik me pasagjerë në Aeroportin e ngarkuar John F. Kennedy të Nju......

Kostot në ndërtim, më lirë se një vit më parë/ Shpenzimet për paga dhe makineri "udhëhoqën" rritjen në tre muajt e parë
Ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, sidomos vitet e fundit, ku numri i ndërtimeve dhe vlera e tyre kanë pësuar një rritje të......

Si pritet të ndryshojnë rezidencat qeveritare? - Finalistët prezantojnë rikonceptimin e Vilave në Velipojë dhe Vlorë
Shtatë finalistët e fazës së dytë të “Hospitality Albania”, prezantuan projekt-idetë arkitekturore për rikonceptimin dhe modernizimin e rezidencave qeveritare.......

Kompanitë ajrore i qëndrojnë objektivit “zero neto” - Masa vjen pavarësisht dyshimeve për furnizimin me karburant ekologjik
Linjat ajrore globale përfunduan një samit dyditor duke iu përmbajtur një objektivi për emetime neto zero deri në vitin 2050, por nuk munguan shqetësimet në......

Një hap përpara drejt teknologjisë së avancuar - Investimi shqiptar në startup-in e Mira Muratit. Një risk i zgjuar?
Një investim prej 10 milionë eurosh nga buxheti i shtetit në startup-in e Mira Muratit ka tërhequr vëmendjen si një hap përpara drejt teknologjisë së......

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? - BSH: Kredia konsumatore arriti në 92 mld lekë në fund të tremujorit të parë
Tre muajt e parë të 2025 kanë dëshmuar një rritje të kërkesës së qytetarëve për financim nga bankat. Gjatë kësaj periudhe, nuk janë marrë vetëm më shumë......