Shqipëria Postuar më 10 Mars 2026, 14:40

198 lekë/litër, nafta “thyen” rekord në Shqipëri - Rritet me 16 lekë krahasuar me një ditë më parë

Nga Fabjona Pasho

198 lekë/litër, nafta “thyen” rekord në Shqipëri

Çmimi i naftës ka shënuar rekord të ri në vendin tonë. Aktualisht, çmimi fillon nga 198 lekë/litër duke u rritur me 16 lekë krahasuar me një ditë më parë kur tregtohej me 182 lekë/litër.

Ndërkaq, ka edhe pika të tjera karburantesh që e tregtojnë me çmime më të larta.  Edhe benzina ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Çmimi i hidrokarbureve në vendin tonë filloi valën e rritjes menjëherë pas përshkallëzimit të situatës në lindjen e mesme, ndërsa efekti më I madh u ndje pasi Irani mbylli ngushticën e Hormuzit, nga ku kalon rreth 20% e naftës në nivel global.

Vetëm një javë më parë përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve thanë për SCAN TV se parashikonin një rritje maksimale deri në 30–40 lekë për litër në ditët në vijim, duke shtuar se këto çmime do të jenë provizore, në varësi të ecurisë së konfliktit. Nga fillimi I muajit e deri më sot çmimet e naftës në Shqipëri janë shtrenjtuar mesatarisht me 27 lekë për litër 

Prej datës 4 mars, Autoriteti i Konkurrencës ka filluar monitorimin në pikat e tregtimit të naftës me shumicë dhe pakicë, në rast se vërehen çmime që tejkalojnë ndryshimet në bursën globale.

Ndërkohë, janë regjistruar rritje të çmimit të naftës edhe në vendet e tjera të rajonit, por më të përmbajtura sesa në Shqipëri. Kështu, sot një litër naftë në Kosovë kushton deri 1,6 euro, më një rritje prej 35 cent krahasuar me një ditë më parë. Në Malin e Zi, çmimi i shitjes me pakicë ka arritur në rreth 1,47 euro për litër duke u rritur me 16 cent. Qytetarët në Maqedoninë e Veriut që nga mëngjesi i sotëm po e blejnë naftën 15 cent më shtrenjtë me rreth 1,25 euro për litër. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat