1.97 mld lekë për autostradën Tiranë-Durrës/ Autoriteti Rrugor Shqiptar shpall kompaninë fituese për fazën III
Me një ofertë prej 1.97 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës. Kontrata është fituar nga kompania Alb-Building, teksa në garë morën pjesë edhe 13 kompani të tjera, 7 prej të cilave u skualifikuan.
Kjo fazë përfshin ndërtimin e nyjes që lidh rrugën e Laknasit me projektin e zgjerimit të autostradës, teksa në dokumentet e tenderit specifikohej se zona ku kërkohet të realizohet ky projekt është një zonë me zhvillim të lartë industrial dhe së fundmi edhe me zhvillim të rëndësishëm urban.
“Rruga ekzistuese, përveçëse është në gjendje të keqe të shtresave asfaltike, nuk ka akses të drejtpërdrejtë me aksin kryesor Tiranë- Durrës. Aktualisht lidhja me këtë aks realizohet nëpërmjet rrugëve paralele (të cilat në pjesën më të madhe të ditës janë me trafik të rënduar) me nyjen e Kthesës së Kamzës në një distancë prej rreth 2200 m në drejtim të Tiranës”, - thuhej ndër të tjera në dokumentet e tenderit.
Aktualisht, është duke u punuar për zgjerimin e autostradës në 5 km e parë, që nisin pak pasi kalon kthesën e Kamzës, deri në mbikalimin e Rinasit dhe sipas deklaratave publike synimi është që ato të përfundojnë në dhjetor të këtij viti.
Ndërhyrja në autostradën Tiranë - Durrës synohet të sjellë një përmirësim në drejtim të trafikut, që aktualisht paraqet probleme të shumta.

Miratohet përbërja e komisioneve parlamentare/ Opozita, sërish debate në seancë plenare
Në seancën plenare të kësaj së mërkure, Kuvendi ka miratuar përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare. Me 94 vota pro, 3 abstenim dhe 1 kundër u......

Bonot 12-mujore prekin “fundin”/ Norma mesatare e interesit, në 2.57%. Më e ulëta që nga qershori 2022
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një tjetër rekord në rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i......

Turistët shpenzuan më shumë në Greqi/ Shifrat e Bankës Qendrore: 12,1 mld euro në 7 muajt e parë të vitit
Referuar të dhënave nga Banka Qendrore e Greqisë, në periudhën janar-korrik 2025, të ardhurat nga udhëtimet shënuan një rritje prej 12.5% krahasuar me të......

TEC-et lundrues do të konvertohen në gaz/ Programi: 3 ndërhyrje me fokus gazin natyror, TEC-i i Vlorës dhe gazifikimi i Korçës
Qeveria parashikon tre ndërhyrje me fokus gazin natyror në sektorin energjetik për periudhën 2025–2029. Në programin qeverisës, që tashmë është publikuar në......

Sa shqiptarë jetojnë në Kanada? Të dytët në rajon për numrin e emigrantëve, kryeson gjenerata e re
Një pjesë e shqiptarëve kanë zgjedhur Kanadanë si një nga destinacionet më të preferuara për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre, duke e kthyer atë në......

Në SHBA, 5 qendra të reja të të dhënave të IA/ Planet e OpenAI, Oracle dhe SoftBank për projektin 500 mld USD, Stargate
OpenAI, Oracle dhe SoftBank njoftuan plane për pesë qendra të reja të të dhënave të inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar......

Çmimet e pronave rriten deri në 40% me hyrjen ne BE- Analiza/ Çfarë do ndodhë me tregun 5-7 vite pas anëtarësimit?
"Sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtet përpara dhe ka goxha hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. Kështu që ajo që do t'u......

“Jo përfitime të veçanta të OBT”/ Vendimi i Kinës pritet të “qetësojë” marrëdhëniet tregtare me SHBA
Kina nuk do të kërkojë më përfitimet për vendet në zhvillim në Organizatën Botërore të Tregtisë, duke hequr një pikë mosmarrëveshjeje me SHBA-në që ka qenë......