19 vatra zjarri të raportuara gjatë 24 orëve të fundit – AKMC informon mbi situatën aktuale në vend!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mat, Rrogozhinë, Vorë, Tiranë, Vlorë, Kuçovë, Krujë, Librazhd, Përrenjas, Malësi e Madhe dhe Korçë dhe aktualisht mbeten aktive disa vatra.
Në qarkun Dibër, në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh.
Me gjithë punën e bërë nga forcat operacionale në terren, nuk është arritur të vihet nën kontroll zjarri, pasi ka pasur shtrirje të madhe të vatrës. Territori i thepisur dhe era kanë ndihmuar zhvillimin e zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 150 ha. Sot forcave u janë bashkuar edhe 100 forca nga FA.
Është riaktivizuar vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, i zhvilluar në drejtim të “Majës së Vlashes”. Zjarri është zhvilluar në dy vatra ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era.
Gjithashtu vijon operacioni për izolimin e vatrës në fshatin Arras, njësia administrative Arras, bashkia Dibër. Forcat po punojnë për të shmangur rrezikun për banesat, pasi era ndihmon përhapjen e flakëve drejt fshatit Shumbat të njësisë administrative Sllovë.
Në qarkun Fier, në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, pati një riaktivizim të vatrës së zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.
Gjatë natës, vatra e zjarrit ka përparuar në thellësi të masivit pyjor, duke marrë një shtrirje edhe më të gjerë. Sot ka filluar operacioni me 13 forca nga MZSH Mallakastër, 15 forca bashkiake dhe 30 forca nga FA.
Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur më shumë se 292 hektarë sipërfaqe, mbi 1000 rrënjë kumbulla, qershi e ullinj. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 36 automjete zjarrfikëse dhe 394 forca operacionale.
Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 130 efektivë dhe 1 Helikopter. Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje tё dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të lokalizuara.
Sa i përket zjarreve në pyje sot pritet nivel rreziku “I lartë” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër, nivel rrezik “I moderuar” në të gjitha qarqet e tjera. I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë.
AKMC fton qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve në mjedise të hapura, të raportojnë menjëherë pranë shërbimeve zjarrfikëse çdo vatër që konstatojnë. Edhe pakujdesia më e vogël mund të ketë pasoja të rënda për mjedisin, pronën dhe jetën e njerëzve, thekson AKMC.

Sa të shpejtë e kanë shqiptarët internetin? Renditemi në vendin e 77-të në botë. Kryeson Singapori
Interneti është bërë një ndër pjesët më të pandashme të jetës sonë të përditshme. Gjithnjë e më shumë kohë po kalojmë të lidhur me rrjetin, si për punë,......

Kursim nga ndriçimi rrugor LED - Përfitime për buxhetin lokal, bashkitë shkurtojnë shpenzimet për energjinë elektrike
Bashkia e Himarës do të jetë ndër pak nga njësitë vendore në vend që do të zbatojë ndriçimin rrugor me teknologji LED në rrjetin e saj rrugor. Kontrata për......

Detyrim vetëdeklarimi i adresës së banesës në e-Albania - Publikohet në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi vendimi i qeverisë
Duke nisur nga dita e sotme shtetasit me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet të kryejnë deklarimin, ndryshimin ose......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me monedhat e huaja?
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën në rritje të lehtë të vlerës ka pësuar zbritje të saj në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 82.9 lekë......

Paketa e maleve/ Denaj: Aplikimet dorëzohen përmes portalit e-Albania!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj rikujtoi në rrjete sociale se janë hapur tashmë prej pak ditësh aplikimet për Paketën e Maleve nga i......

Cilët sektorë po fitojnë më shumë para’? - Rritet transporti dhe tregtia, bie prodhimi
Bizneset që operojnë në vend kanë paguar afro 285 milionë euro tatim mbi fitimin përgjatë periudhës Janar-Maj 2025. Në raport me të njëjtën periudhë të një......

Spanjollët braktisin plazhet - Shkak, turizmi masiv dhe rritja e çmimeve
Pushuesit ndërkombëtarë po i mbajnë spanjollët gjithnjë e më larg plazheve të tyre të mrekullueshme për shkak të çmimeve gjithnjë në rritje të hoteleve dhe......

“Armëpushimi” i tarifave të SHBA-së - Eksportet e Kinës tejkalojnë parashikimet
Eksportet e Kinës u rritën më shumë se sa pritej në qershor, treguan të dhënat zyrtare, pasi Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord për një marrëveshje paraprake......