19 mln dërgesa me postë në 9 muaj - AKEP: Shqiptarët e përdorën më shumë shërbimin postar në 2024
Shqiptarët kanë dërguar me postë rreth 6.6 milion objekte në tremujorin e tretë 2024. Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se qytetarët kanë dërguar më pak objekte me postë në krahasim me tremujorin e dytë 2024, por më shumë se në tremujorin e tretë 2023. Një rënie me respektivisht 0.1% dhe një rritje me 22%.
Posta Shqiptare, e cila është kompania e vetme që ofron shërbim universal në Shqipëri, zotëron 80% të tregut postar, ndërsa ofruesit e tjerë përbëjnë vetëm 20%. Nga statistikat zyrtare rezulton se Posta Shqiptare ka dërguar 5.3 milion objekte në periudhën korrik-shtator 2023, ndërsa kompanitë e tjera kanë dërguar vetëm 1.3 milion.
Fakti që Posta Shqiptare ka një shtrirje më të gjerë të degëve të saj, pra ka mbulim të plotë si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale, por edhe kosto më të ulët të shërbimeve bazike, ka bërë që volumin më të madh të objekteve postare ta zërë shërbimi universal postar me 76%, ndjekur nga shërbimi ekspres me 19% dhe shërbimi jo universal me 5%.
Nga janari deri në shtator janë realizuar mbi 19 milionë dërgesa me postë, gati 13% ose 2 milionë më shumë se nëntëmujori i vitit 2023, që nënkupton se shqiptarët e kanë përdorur më shumë shërbimin postar gjatë 2024, e përkthyer automatikisht edhe në një fitim më të madh për kompanitë që operojnë në këtë treg.
Gjatë tremujorit të tretë të 2024 është çregjistruar një ofrues i shërbimit postar.
Sondazh

Era, burimi kryesor i energjisë elektrike në Britani - Përbën 29% të prodhimit total. Gazi, në nivelin më të ulët të dekadës
Turbinat me erë të Mbretërisë së Bashkuar kanë tejkaluar impiantet e gazit për herë të parë si burimi numër një i energjisë elektrike në vend, megjithëse ato......

Unaza e Madhe, periferia e Tiranës pret përfitimet-Ekspertët: Ka filluar të ndihet efekti në çmimet e pronave
Hapja e Unazës së Madhe të Tiranës ka prekur edhe tregun imobiliar në kryeqytet. Për shkak të aksesimit të thjeshtë, në zonat ku kalon projekti......

Unaza e Madhe, shtohen mundësitë, shtrenjtohen pronat - Eksperti: Mjaft individë kanë investuar më herët në zonat përreth
Përmirësimi i infrastrukturës ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të rëndësishëm në zhvillimin e pronave përreth. Hapja e veprave infrastrukturore, si në......

Rezervat e gazit po shterojnë me ritëm të shpejtë - Ndërprerja e furnizimeve ruse rrezikon qëndrueshmërinë e tregut evropian
Evropa po përdor rezervat e gazit me ritmin më të shpejtë në shtatë vitet e fundit, ndërsa moti i ftohtë rrit nevojat për ngrohje, me temperaturat që pritet......

Çmimi i energjisë ulet nga 1 shkurti Vendimi do të prekë vetëm familjarët. Nis shqyrtimi nga Enti Rregullator
Ulja e çmimit të energjisë elektrike do të nisë nga data 1 shkurt. Enti Rregullator i Energjisë do të nisë të martën shqyrtimin e aplikimit për çmimin e......

Microsoft, 80 mld USD për inteligjencën artificiale - Kompania shton investimet për të zhvilluar qendrat e të dhënave
Microsoft po planifikon të investojë rreth 80 miliardë dollarë në vitin fiskal 2025 për zhvillimin e qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale.......

“Thyerja” e madhe euro-lek në 2024 - Kush humbi më shumë nga zhvlerësimi i monedhës evropiane?
Në vitin 2024 kursi i këmbimit është shoqëruar nga një rënie e thellë e euros dhe një mbiçmim i fortë i lekut. Në muajt e parë të vitit të kaluar, kursi i......

Industria, detyrime të reja për ndotjen - Monitorimi i shkarkimeve të gazrave me efekt serrë, gjoba 2-4 mln lekë në rast shkeljesh
Operatorët e industrisë së rëndë, të avionëve dhe shoqëritë e transportit detar do të duhet të hartojnë planet e monitorimit të shkarkimeve të gazeve me......