Shqipëria Postuar më 15 Mars 2025, 11:22

1800 biznese penalizohen nga tatimet- Ku janë konstatuar shkeljet më të mëdha gjatë 2024-ës?

Nga Elisabeta Dosku

1800 biznese penalizohen nga tatimet- Ku janë konstatuar shkeljet më

Gjatë viti  2024 administrata tatimore ka penalizuar 1779 biznese në të gjithë vendim për shkak të shkeljes së legjislacionit në fuqi.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, numri më i lartë i shkeljeve lidhet me evazionin fiskal.

Konkretisht rezultojnë 699 tatimpagues të penalizuar për moslëshim të faturës tatimore.

Ndërkohë 223 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 90 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh” dhe 133 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël”.

136 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor, duke u penalizuar për këtë shkelje.

106 subjekte janë kapur duke funksionuar në informalitet të plotë, pasi rezultonin të paregjistruara në organin tatimor.

Ndërkohë,   98 tatimpagues të penalizuar për mosinstalim të sistemit të fiskalizimit dh 102 tatimpagues janë konstatuar se nuk ishin te pajisur me certifikatë elektronike nga AKSHI.

Po ashtu janë konstatuar edhe 415 shkelje të tjera të ndryshme të legjislacionit tatimor.

Vlera e gjobave të vendosura kundrejt subjekteve që kanë shkelur ligjin arrin në 97 milionë lekë për vitin që lamë pas, ku rajoni më i penalizuar rezulton të jetë ai qendror, ndjekur nga rajoni jugor.

Krahas verifikimeve me qëllim kontrolli të mbajtura nga Sektori i Verifikimit dhe Monitorimit në Terren, gjatë vitit 2024 janë kryer gjithashtu dhe verifikime me qëllim këshillimi. Konkretisht gjatë muajit Dhjetor 2024 fokus kryesor ka patur sensibilizimi i Tatimpaguesve me qëllim ndërgjegjësimin për vetëdeklarim real të pagës ku janë trajtuar 1197 subjekte.  Sensibilizimi I tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet gjatë Sezonit Turistik.  Sensibilizimi i Tatimpaguesve gjatë festave të fundvitit. Gjatë vitit 2024 rezultojnë 750 shkresa hyrëse, të cilat janë trajtuar nga Drejtoria e Verifikimit në Terren sipas lëndës së përcaktuar.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat