Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2026, 11:29

1.8 mld lekë për Censi-n në bujqësi - INSTAT: 3400 punonjës do të mbledhun të dhëna në terren për 6 javë

Nga Alida Lula

1.8 mld lekë për Censi-n në bujqësi - INSTAT: 3400

INSTAT do të përdorë një fond prej rreth 1.8 mld lekësh për realizimin Censit në bujqësi. Informacioni statistikor do të mblidhet për gjashtë javë në terren nga rreth 3 400 punonjës në të gjithë territorin e vendit. Projektligji “Për censin e bujqësisë” konsiderohet si një hap i rëndësishëm për krijimin e bazës ligjore të zhvillimit të këtij procesi sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Drejtoresha e INSTAT, Lantona Sado tha se projektligji krijojë një bazë të qartë ligjore për realizimin e censit të bujqësisë.

“Ky projektligj është hartuar me mbështetjen e donatorëve. Qëllimi është krijimi i një baze ligjore për realizimin e censit në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian. Projektligji është përafruar me legjislacionin e BE-së, duke përmbushur rekomandimet për Kapitullin 18 – Statistikat”- deklaroi Sado.

Censi i Bujqësisë është operacioni më i madh statistikor që INSTAT pritet të ndërmarrë pas Censit të Popullsisë dhe Banesave, duke synuar mbledhjen e të dhënave të plota për sektorin bujqësor në rreth 90% të territorit ku ushtrohet aktivitet.

Të dhënat që do të sigurohen nga censi do t’u shërbejnë fermerëve për përfitimin e skemave mbështetëse mbi baza reale, institucioneve për hartimin e politikave efektive dhe përmbushjes së detyrimeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat