18 centrale diellore hynë në prodhim - Rritet pesha e energjisë fotovoltaike, kapaciteti i impianteve të rinj është 255.95 MW
18 centrale fotovoltaike hynë në prodhim gjatë vitit 2024, duke ndikuar në rritjen e energjisë diellore në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë kapaciteti i instaluar i impianteve të rinj është 255.95 MW, ndërsa së bashku me centralet ekzistues kapaciteti total arrin në 449 MW. Pjesa më e madhe e impianteve që hynë në prodhim gjatë vitit që shkoi janë të vegjël, me kapacitet 2 MW, por nuk mungojnë as centralet e mëdhënj me fuqi 20 – 100 MW.
Në total, gjatë vitit që shkoi të gjithë burimet diellore prodhuan rreth 489 mijë mWh energji apo 6.25% të sasisë së prodhuar nga të gjitha burimet gjeneruese. Këto të dhëna tregojnë se pesha e energjisë diellore që prodhohet në vend ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2024, në raport me vitin 2023, duke qenë se një vit më parë zinte gati 1% të energjisë totale, me rreth 80,874 mWh energji të prodhuar.
Ndërkaq, peshën më të madhe e mban Centrali i Karavastasë, që ka prodhuar 53% të energjisë totale diellore, teksa fotovoltaikët në tregun e lirë gjeneruan rreth 32% të totalit.
Rritja e peshës së energjisë diellore ka rëndësi të drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, pasi vendi ynë ka varësi nga burimet hidrike. Aktualisht, sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë numërohen 38 centrale diellore, që janë në prodhim.
Sondazh

Depozita afatshkurtra, apo afatgjata? Çfarë preferuan individët dhe bizneset në janar?
Pas rritjes së ndjeshme të depozitave në lekë, që sipas analizës së mëparshme të “Scan Intel” u zgjeruan rreth katër herë më shumë se ato në valutë të huaj,......

Investimet publike u rritën 90.2% në një dekadë - Projekte në rrugë dhe energji. Rritet financimi i brendshëm me 161%
Investimet publike në vend u rritën me 90.2% në një dekadë, duke sjellë dhe shërbime më të mira për qytetarët dhe kthim pas të taksave të paguara. Sipas një......

Tregtia, sektori më i kredituar në janar/ Përfitoi 8,1 mld lekë. Ndjek industria përpunuese me 2,1 mld lekë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat në lidhje me kreditimin gjatë muajit Janar të vitit aktual, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë......

Italia, 3 mld euro për të ulur kostot e energjisë - Masa do të shërbejë për të mbështetur familjet dhe bizneset
Italia planifikon një sërë masash me vlerë rreth 3 miliardë euro për të ndihmuar familjet dhe firmat të përballen me kostot e larta të energjisë. Rritja e......

Protestat “paralizojnë” Greqinë - Qytetarët kërkojnë drejtësi dy vjet pas aksidentit që shkaktoi 57 viktima
Punëtorët grekë kanë nisur grevën, duke ndaluar fluturimet, transportin detar dhe trenat në të gjithë Greqinë. Njerëzit u ngritën në protesta për mungesën e......

Shtyhet gara për rrugën Milot-Balldre - Koncesion 35-vjeçar për aksin 17 km, kompanitë kanë afat deri në 10 mars
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë afatin e garës koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldre. Tenderi për kompanitë e......

Stacione smart për autobusët në Elbasan - Sistemi i ri, informacion në kohë reale për pasagjerët
Bashkia Elbasan ka shpallur hapjen e tenderit për krijimin e stacioneve smart të autobusëve. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është 19 milionë e......

Shqiptarët “lëshuan dorën” për karburant, alkool e duhan - Viti 2024 shënoi rekord në konsum, turizmi rol kryesor
2024 ka vendosur rekord në 5 vitet e fundit sa i takon importit dhe konsumit të mallrave të akcizës, si karburantet, birra, dhe cigarja. Të dhënat zyrtare......