1780 biznese nisën aktivitetin në muajin Mars - Dominon Tirana, tregtia me pakicë mbetet sektori më i preferuar

1,780 subjekte të reja janë regjistruar për herë të parë gjatë muajit Mars në vend, duke reflektuar një rritje të aktivitetit të biznesit.
Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), krahasuar me Mars 2025, kur u regjistruan 1565 biznese të reja, vihet re një rritje me rreth 13.7% më shumë.
Struktura gjeografike vijon të dominohet nga Tirana me 986 subjekte, e ndjekur nga Vlora, Durrësi dhe Fieri, duke konfirmuar përqendrimin e aktivitetit ekonomik në zonat urbane dhe bregdetare. Në aspektin e pronësisë, bizneset me kapital 100% shqiptar përbëjnë pjesën kryesore me 1,562 subjekte, por edhe subjektet me kapital të huaj dhe të përbashkët vijojnë të rriten.
Forma ligjore më e përhapur mbetet personi fizik me 1,291 regjistrime, i ndjekur nga shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (482), duke reflektuar një strukturë tipike të sipërmarrjes së vogël dhe të mesme në vend.
Sa i përket sektorëve, aktivitetet kryesore ku janë përqendruar regjistrimet e reja janë tregtia me shumicë dhe pakicë (386 subjekte); akomodimi dhe shërbimi ushqimor (261 subjekte), aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (180 subjekte), informacioni dhe komunikacioni (173 subjekte ) dhe ndërtimi (159 subjekte).
Një tregues i rëndësishëm mbetet edhe pjesëmarrja e grave në biznes, ku gjatë muajit Mars 2026 janë regjistruar 568 subjekte të administruara nga gratë, duke reflektuar një përfshirje në rritje të tyre në aktivitetin ekonomik.
Në Regjistrin e Lejeve dhe Licencave, janë regjistruar gjithsej 179 leje dhe licenca, nga të cilat 153 licenca dhe 26 leje. Sektori i shërbimeve shëndetësore, aktivitetet e transportit dhe turizmi vijojnë të kenë peshën kryesore në këtë regjistër.
Ndërkohë, në Regjistrin e Pronarëve Përfitues janë regjistruar 505 subjekte, duke reflektuar vijimin e procesit të transparencës dhe përputhshmërisë me standardet ndërkombëtare për identifikimin e pronësisë reale.
Në total, gjatë muajit Mars 2026 janë regjistruar 11,784 aplikime në të tre regjistrat, çka përfaqëson një volum të lartë aktiviteti administrativ dhe një rritje krahasuar me Mars 2025.
Këto të dhëna konfirmojnë një zhvillim të qëndrueshëm të sipërmarrjes në Shqipëri, si dhe rolin e QKB-së në lehtësimin e procedurave, rritjen e transparencës dhe mbështetjen e formalizimit të ekonomisë.
Shqipëria tejkalon pritshmëritë në dixhitalizim/ RCC: Me 89% përdorim, kryeson rajonin në shërbimet online publike
Përdorimi i shërbimeve të qeverisjes elektronike në Shqipëria ka njohur një rritje të shpejtë, duke arritur në 89% të popullsisë në vitin 2024, sipas të......
Intervista/Marrëveshjet me Greqinë dhe zhvillimet në Shqipëri, Rama përballë kryeredaktorit të gazetës ‘Kathimerini’
Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e 11-të të Forumit Ekonomik të Delphit, në Greqi, Kryeministri Rama zhvilloi një bisedë me Alexis Papahelas,......
Shqipëria porta europiane e gazit? Rama në Forumin e Delfit: Po bashkëpunojmë me amerikanët
Kryeministri Edi Rama nga Forumi Ekonomik i Delfit pati një bisedë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini. Rama foli për disa tema të......
Siguria ushqimore, Ministrat Salla dhe Lamallari inspektojnë pikën e kontrollit në Portin e Durrësit
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilluan një inspektim në Pikën e Inspektimit......
Inovacioni dhe financat në fokus/ Zhvillohet “Investing for Impact Forum 2026” në Shqipëri
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit në bashkpunim me INNVEST dhe Visa, organizuan forumin “Investing for Impact Forum 2026”, i cili mblodhi përfaqësues......
Forcimi i sigurisë energjetike në Tiranë - Karakaçi: Nënstacioni “Tirana 3” drejt përfundimit, investime edhe në zona të tjera
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi punimet për ndërtimin e nënstacionit elektrik “Tirana 3” në zonën e Petrelës, një investim......
Transparenca e tregut financiar, Banka e Shqipërisë prezanton draftin e parë të Taksonomisë së Gjelbër
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), zhvilloi sot një workshop teknik dhe ndërinstitucional në kuadër të hartimit të......
250 mln lekë për transportin publik - Bashkia Tiranë dhe qeveria ndajnë faturën e kompensimit të karburantit
Rritja e çmimeve të karburantit ka detyruar institucionet të ndërhyjnë financiarisht për të mbështetur sektorin e transportit publik. Sipas dokumentit të......


