1.7 mln euro për Hidrovorin e Vlorës - Denaj: Do të shtojmë investimet në 2 vitet e ardhshme
Kryeministri Edi Rama, si dhe Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj ishin sot në Hidrovorin e Akërnisë në Vlorë, një investim i qeverisë shqiptare vitin e kaluar, ku me gati 1.5 milionë euro është rinkonstruktuar në mënyrë të plotë një nga hidrovorët më të rëndësishëm.
Denaj theksoi se tashmë, pajisje të reja kanë zëvendësuar pajisje të para 50 viteve. Ky hidrovor është në mbrojtje të gati 5 mijë hektarë tokë bujqësore që kullohet falë këtij investimi, i cili mbron gjithashtu edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Sipas Ministres, 1.7 milionë euro do t'i kushtohen investimeve në Hidrovorin e Vlorës gjatë 2 viteve të ardhshme, ndërsa investimet e hidrovorëve në të gjithë Shqipërinë kapin vlerën e 276 milionë eurove.
"Kemi realizuar disa kursime nga buxheti i Ministrisë për Hidrovorin e qytetit të Vlorës. Kemi nisur aktet juridike për 1.7 milionë euro që dhe Hidrovori i Vlorës që sa herë bie shi, ne jemi në vështirësi, ajo të zgjidhet brenda vitit. Është një investim për 2 vitet e ardhshme. Hidrovori i Orikumit, janë 35 milionë euro investime në dekadën e fundit vetëm në infrastrukturë, guida kullimi në qytetin e Vlorës. Në gjithë Shqipërinë janë 276 milionë", tha Denaj.
Investimi në Hidrovorin e Akërnisë ka zëvendësuar elektropompat ekzistuese, teknologjia e vjetruar e të cilave është zëvendësuar me sisteme moderne, që kursejnë deri në 50 mijë lekë për metër kub ujë. Kjo teknologji e bën hidrovorin më efikas dhe ekonomik, duke sjellë një rritje të ndjeshme të efikasitetit të largimit të ujërave kullues.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Bulevardi i Ri i Palmave dhe Agrumeve - Kryeministri inspekton punimet në Vlorë. Më shumë aksesibilitet për këmbësorët
Gjatë vizitës së tij në Vlorë ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka ndjekur gjithashtu edhe punën që po bëhet në kantierin e Bulevardit të Ri të Palmave......

Ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë - Rama: Bashkë me linjën direkte ajrore, do të vijnë edhe më shumë turistë izraelitë
Ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë pritet të përfundojë brenda 2 vitesh. Kryeministri Edi Rama ishte në kantierin e këtij muzeu, që po ngrihet mbi lagjen e......

Pas projektit të Sazanit dhe Zvërnecit, interes nga investitorë të tjerë për Vlorën - Rama: Edhe pista e Aeroportit pritet të përfundojë në maj
Kryeministri Edi Rama, si dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e qyteteve bregdetare dhe......

Shkolla “Edith Durham”, me standarde evropiane - Kryeministri Rama viziton kantierin e ndërtimit. Do të jetë gati me 15 shtator
Kryeministri Edi Rama ishte në kantierin e Shkollës “Edith Durham”, e cila po ndërtohet sipas të gjitha standardeve dhe kushteve evropiane. Kjo shkollë......

Pasuritë e sekuestruara në shërbim të komunitetit, Xhaja: Shembuj suksesi që duhen zgjeruar më tej
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) po vijon të forcojë rolin e saj dhe bashkëpunimin me aktorë të ndryshëm, duke......

Apeli i Shoqatës së Ndërtuesve: Tragjedia që duhet të na zgjojë të gjithëve
Gjatë vitit 2024 janë regjistruar 177 aksidente në punë si pasojë e problematikave të shumta që hasen shpesh në kantieret e ndërtimit ku shpesh mungojnë......

BE: Deri në 2030, plan 800 miliardë euro investime për mbrojtjen - "Një instrument i ri financiar evropian" do sigurojë 150 miliardë euro kredi
Liderat e BE-së miratuan zbatimin e shpejtë të planeve për armatimin, me synimin që të rritet sasia e arsenalit luftarak gjatë pesë viteve të ardhshme. Në......

Berisha: Çmimi i naftës, jo më i lartë se në Kosovë dhe Maqedoni! - “Kemi një plan ekonomik edhe për zhvillimin e zonave verilindore”
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Kryetari i Partisë Demokratike ka prezantuar edhe një herë ofertën e Partisë Demokratike për zgjedhjet......