16,6 mld euro investimet e huaja - Rama: Qëndrueshmëri rritjeje
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë arritut në 16.6 miliardë euro. Në 5 vitet e fundit vendi ka tërhequr më shumë investime në raport me ekonominë sesa mesatarja e rajonit, duke arritur në rreth 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe kryeministri e ka cilësuar si një nivel të paimagjinueshëm më parë.
''Ekonomia rritet dhe rritet në mënyrë të qëndrueshme edhe sepse investimet e huaja direkte rriten në mënyrë të qëndrueshme. Në 5 vitet e fundit, Shqipëria ka tërhequr më shumë investime të huaja në raport me ekonominë sesa mesatarja e rajonit, duke arritur në afro 7% të Prodhimit të Përgjithshëm, mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor.
Vetëm në vitin 2024 janë certifikuar 1.6 miliardë euro investime, ndërsa në 9 muajt e parë të 2025-ës kemi arritur në 1.21 miliardë, çka konfirmon ritmin e qëndrueshëm të rritjes. Ndërkohë, stoku total i investimeve të huaja ka arritur në 16.6 miliardë euro, një shifër e paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë.
Një shifër që tregon qartë se Shqipëria ka ndryshuar pozicionim në rajon, ka ndryshuar qasje dhe impakt, nga një treg që shihej me shumë rezervë, duke u kthyer në një vend ku investohet konkretisht dhe në perspektiva afatgjata.
Dhe, po të llogarisim aplikimet, interesimet dhe mundësitë që shohim nga e gjithë ajo çka është tryeza e dosjeve të agjencive përkatëse, atëherë mund t’ju them me plot gojën se e nesërmja është shumë më e mirë sesa e sotmja. Është një e nesërme rezultatesh që lidhen drejtpërdrejt me çfarë kemi mbjellë me mundim në tërë këto vite, me reformat transformuese që kemi bërë, me stabilitetin ekonomik që kemi krijuar, me përmirësimin në vazhdim të klimës së biznesit dhe me një qasje të strukturuar të investimeve në një mjedis të parashikueshëm për kapitalin afatgjatë"- deklaroi Rama.
''Skema e rritjes së përvitshme të pensioneve''/ Rama: Edhe fond individual shtesë
Kryeministri Rama ka deklaruar sot se është vendosur një skemë e rritjes së përvitshme të pensioneve dhe se po përgatitet edhe një kolonë e re mbështetëse......
'Indeksim çdo dy vite i pagave'' - Rama: Vëmendja te fuqia blerëse dhe sektorët prioritarë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga 1 Janari i këtij viti ka nisur fazë e re e rritjes së pagave në vend, me një drejtim të qartë për rritjen reale të të......
''Rritja e pagës minimale dhe mbështetja për biznesin, prioritet i qeverisë''/ Lushnjë, Kryeministri Rama në kompleksin industrial me 2000 punonjës
Kryeministri Rama, i cili po vijon takimet në qytetin e Lushnjës, u ndal sot në një kompleksin industrial ku operon një kompani koreano-jugore, e cila sot......
Rama: Rritëm ndjeshëm pagat dhe të ardhurat për frymë
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë së PS-së Lushnjë, solli në vëmendje disa statistika që dëshmojnë......
Rama: Opozita flet në Bruksel kundër vendit, negociatat vijojnë sipas kalendarit
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se në asnjë rast tjetër nuk ka ndodhur që gjatë procesit të negociatave me......
Lushnje, modernizohet DPSHTRR – Godinë e re me zgjerim të ndjeshëm të shërbimeve për qytetarët
Në vijim të aktiviteteve të ditës në Lushnje, Kryeministri Edi Rama inspektoi godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor......
Rama: Bashkimi i fermerëve, domosdoshmëri - ”Vetëm duke u bashkuar secili fiton 30% më shumë”
Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e bashkimit të fermerëve, me synim arritjen e standardeve për tregun e madh të Bashkimit Europian. Në një takim me......
“Qasje e re, nxitje bashkëpunimit mes fermerëve” - Rama: Përfitime konkrete. Balluku: Po shtohen të rinjtë në bujqësi
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerët në Krutje të Lushnjës, mbi rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja fiskale dhe......


