16 maj, Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë - Ministri Hasani: Angazhimi i Francës, thelbësor për stabilitetin e rajonit
Muajin e ardhshëm, në 16 maj do të mbahet për herë të parë në Tiranë Samiti i Komunitetit Politik Evropian. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Ministri Francez i deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, është takuar me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, për të diskutuar mbi organizimin e këtij samiti.
Komuniteti Politik Evropian u krijua në vitin 2022 dhe synon promovimin e dialogut politik dhe bashkëpunimin në interes të Evropës në tërësi, për të rritur sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në kontinentin evropian.
Ministri Hasani theksoi se Franca ka një rol kyç në mbështetjen dhe garantimin e një procesi të drejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Ky është një samit historik, i cili do të organizohet në Tiranë më 16 maj 2025. Shqipëria ka privilegjin dhe nderin ta mikpresë këtë ngjarje të rëndësishme, e cila synon promovimin e bashkëpunimit dhe dialogut mes shteteve të Evropës për sfidat e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin. Roli kyç i Francës në themelimin e Komunitetit Politik Evropian është i jashtëzakonshëm, dhe ne do të angazhohemi maksimalisht për të avancuar objektivat e tij gjatë samitit të Tiranës. Ne shpresojmë shumë që të vazhdojmë të kemi këtë mbështetje, veçanërisht për mbajtjen e Konferencës së Katërt Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë, e cila urojmë të zhvillohet në ditët në vijim".
Nga ana tjetër, Ministri Francez u shpreh se është rënë dakord për një plan veprimi për të rritur mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
"Jemi të prirur të hyjmë në fusha të reja bashkëpunimi, duke e nisur me mbrojtjen për shembull. Unë do të përuroj nesër impiantin më të madh fotovoltaik në Ballkanin Perëndimor, që është dëshmi e bashkëpunimit tonë, ashtu si dhe marrëveshjen që do të nënshkruhet këtë pasdite nga Agjencia Franceze për Zhvillim. Kemi rënë dakord sot të punojmë së bashku për një plan veprimi që synon rritjen e mbështetjes për Shqipërinë në raport me anëtarësimin në BE", tha Haddad.
Shqipëria dhe Franca kanë thelluar bashkëpunimin që një vit më parë me nënshkrimin e dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit.
Sondazh

Guvernatori Sejko takon ekipin e Bloomberg News - “Politikat tregtare, implikime të rëndësishme për ekonominë globale”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me ekipin e Bloomberg News. Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e......

Rruga nënujore më e gjatë dhe më e thellë në botë - Pjesë e autostradës kryesore europiane E39
Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të thellë nënujor në botë, një nga projektet inxhinierike më ambicioze të Europës, i cili shpresohet të nxisë......

Kina vendos tarifa prej 84% për mallrat amerikane ndërsa lufta tregtare e Trump përshkallëzohet!
Kina tha se po rrit tarifat e saj hakmarrëse ndaj SHBA-së në 84%, nga 34%, në fuqi nga e enjtja. Në një deklaratë, ministria kineze e financave tha se tarifa......

Trump i “hap rrugën” qymyrit në SHBA - Masat e reja lehtësojnë prodhimin, ndërsa kërkesa për energji rritet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi urdhra ekzekutivë që synojnë të rrisin prodhimin e qymyrit, në veprimin e tij të fundit që bie......

Balluku inspekton punimet për nënstacionin e ri të Kuçovës: Ju shërben banorëve, bazës ajrore të NATO-s dhe puseve të naftës
Nënstacioni elektrik i Kuçovës po i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë. Ndërtuar në vitin 1956 dhe me pajisje të po të njëjtës periudhë, të cilat......

Vendosen nën hetim të thelluar bankat tregtare - Autoriteti i Konkurrencës: Abuzim në tregun e sigurimit të jetës për kredi
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar ndaj bankave të nivelit të dytë. Sipas njoftimit zyrtar, është hapur procedura e hetimit të thelluar......

Sa i kushton një studenti masteri publik në Shqipëri? Analiza sipas fakulteteve, çmimet mesatare variojnë nga 99 mijë deri në 210 mijë lekë
Në Shqipëri, ndekja e një programi master në universitetet publike vjen me kosto të ndryshme, në varësi të fakultetit, programit të studimit dhe ngarkesës me......

Administrata nuk po “josh” vetëm aplikantët e rinj/ Në vitin 2024 janë ulur me 36% rastet e lirimeve me dorëheqje nga shërbimi civil
Kërkesat për një vend punë në shërbimin civil ka qenë të larta vitet e fundit, ku vetëm në vitin 2024 për një pozicion aplikuan rreth 17.5 aplikantë. Një......