Shqipëria Postuar më 5 Shkurt 2025, 11:37

15.5 miliardë lekë investime për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore – ARRSH njofton nisjen e punimeve!

Nga Edel Strazimiri

15.5 miliardë lekë investime për mirëmbajtjen e akseve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se ka nisur punën për mirëmbajtjen e disa prej akseve rrugore kryesore në vend.

Sipas ARRSH-së, mirëmbajtja e këtyre akseve do të rrisë sigurinë e lëvizjes së mjeteve në rrugë.

Më konkretisht:

·         Në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH bën të ditur se ka filluar aksioni për pastrimin e trafikndarëseve dhe rrugës nga mbeturinat.

·         Në bypass-in e Fierit po bëhet pastrim i rrugës nga inertet, ndërsa në Levan-Vlorë po bëhet skarifikimi i bankinës.

·         Në Levan – Dames po bëhet riparimi i rrugës me asfalt.

·         Në akset Tiranë – Elbasan, Elbasan – Rrogozhinë po bëhet riparimi i bankinave mbrojtëse.

·         Në akset Lezhë-Shkodër – Hani i Hotit, Ura e Bunës – Muriqan po punohet për riparimin e sinjalistikës së dëmtuar, pastrimin e kunetave e kanaleve.

·         Ndërsa në Pukë – Fushë-Arrëz – Kalimash po punohet për pastrimin e gurëve e inerteve.

Rrjeti Rrugor Kombëtar përbëhet nga rreth 3600 km rrugë, nga të cilat 1358 janë rrugë primare dhe 2235 janë rrugë sekondare.

Mirëmbajtja synon të parandalohet degradimi i rrugëve, siç është nivelimi, drenazhimet, rimbushjet, mbishtresat me asfalto-beton, etj.

Për vitin 2025 nga buxheti i shtetit është planifikuar një fond prej 18,53 miliardë lekë për ndërtim dhe sistemim rrugësh.

15.5 miliardë lekë investime për mirëmbajtjen e akseve 15.5 miliardë lekë investime për mirëmbajtjen e akseve 15.5 miliardë lekë investime për mirëmbajtjen e akseve

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat