150 mln lekë për riparimin e transformatorëve/ OSSH hap tenderin, synohet përmirësimi i sigurisë së rrjetit
Drejtoria e tensionit të lartë OSSH, ka shpallur hapjen e tenderit për riparimn e transformatorëve për tension të lartë dhe të mesëm. Fondi limit i vënë në dispozicion është 150 milion lekë.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, qëllimi kryesor i këtij projekti është eliminimi sa më i shpejtë dhe efikas i avarive që shkaktohen si pasojë e dëmtimeve të transformatorëve të fuqisë. Duke qenë se transformatorët përbëjnë nyjet më të rëndësishme të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, çdo defekt në to sjell pasoja të konsiderueshme në sigurinë dhe vazhdimësinë e furnizimit me energji.
Prandaj, do të ndërmerren masa të menjëhershme për diagnostikimin, riparimin ose zëvendësimin e tyre, me synim minimizimin e kohës jashtë funksionit dhe shmangien e ndërprerjeve të gjata për konsumatorët. Vetëm përmes një qasjeje të tillë të integruar mund të garantohet që transformatorët të vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt, duke ruajtur cilësinë e shërbimit dhe stabilitetin e rrjetit.
Për më tepër, riparimi është i domosdoshëm për të zgjatur jetën teknike të aseteve ekzistuese, duke shfrytëzuar maksimalisht investimet e bëra më parë. Në këtë mënyrë, investimet e bëra në hark kohor prej 30 vitesh apo më shumë, që është një periudhë jetëgjatësie e arritshme nga një transformator fuqie, nuk e humbin vlerën e tyre.
Referuar dokumentit, do të përmirësohet siguria dhe besueshmëria e rrjetit të shpërndarjes ose transmetimit të energjisë. Ndërprerjet e papritura të furnizimit me energji, për shkak të avarive në transformatorët e vjetër mund të shkaktojnë kosto të mëdha teknike dhe ekonomike, si dhe ndikim te konsumatorët fundorë.

Agjenda e Reformave, sa po zbatohet nga Shqipëria? Ulens: Përparim në menaxhimin e financave publike dhe performancën fiskale
Shqipëria po përparon në zbatimin e Agjendës Kombëtare të Reformave përmes fondeve të marra nga Faciliteti i Rritjes dhe Reformave, pjesë e Planit të Rritjes......

1.97 mld lekë për autostradën Tiranë-Durrës/ Autoriteti Rrugor Shqiptar shpall kompaninë fituese për fazën III
Me një ofertë prej 1.97 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës.......

Miratohet përbërja e komisioneve parlamentare/ Opozita, sërish debate në seancë plenare
Në seancën plenare të kësaj së mërkure, Kuvendi ka miratuar përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare. Me 94 vota pro, 3 abstenim dhe 1 kundër u......

Bonot 12-mujore prekin “fundin”/ Norma mesatare e interesit, në 2.57%. Më e ulëta që nga qershori 2022
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një tjetër rekord në rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i......

Turistët shpenzuan më shumë në Greqi/ Shifrat e Bankës Qendrore: 12,1 mld euro në 7 muajt e parë të vitit
Referuar të dhënave nga Banka Qendrore e Greqisë, në periudhën janar-korrik 2025, të ardhurat nga udhëtimet shënuan një rritje prej 12.5% krahasuar me të......

TEC-et lundrues do të konvertohen në gaz/ Programi: 3 ndërhyrje me fokus gazin natyror, TEC-i i Vlorës dhe gazifikimi i Korçës
Qeveria parashikon tre ndërhyrje me fokus gazin natyror në sektorin energjetik për periudhën 2025–2029. Në programin qeverisës, që tashmë është publikuar në......

Sa shqiptarë jetojnë në Kanada? Të dytët në rajon për numrin e emigrantëve, kryeson gjenerata e re
Një pjesë e shqiptarëve kanë zgjedhur Kanadanë si një nga destinacionet më të preferuara për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre, duke e kthyer atë në......

Në SHBA, 5 qendra të reja të të dhënave të IA/ Planet e OpenAI, Oracle dhe SoftBank për projektin 500 mld USD, Stargate
OpenAI, Oracle dhe SoftBank njoftuan plane për pesë qendra të reja të të dhënave të inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar......