1.5 milionë shqiptarë, miliarda euro/ A do ta përballojë Greqia faturën e pensioneve?

Çështja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë është bërë një nga temat më të diskutuara vitet e fundit, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Sipas vlerësimeve, bëhet fjalë për rreth 1.5 milionë shqiptarë që kanë jetuar apo jetojnë në shtetin grek, duke kontribuar në ekonominë dhe sistemin e sigurimeve shoqërore.
Qeveria shqiptare, po vijon bisedimet me shtetin fqinj për njohjen e kontributeve. Eksperti i ekonomisë Leons Hasani, thotë për SCAN, se kjo çështje duhet të marrë zgjidhje sa më parë. Sipas tij, Greqia po heziton të njohë plotësisht këto kontribute për efekt pensioni, vetëm sepse përbën një ngarkesë të konsiderueshme financiare për buxhetin.
Sistemi i pensioneve në Greqi ka hasur vështirësi edhe në të kaluarën, veçanërisht gjatë krizës ekonomike, dhe shtimi i një numri të madh përfituesish të rinj do ta rëndonte edhe më shumë këtë sistem.
Nga ana tjetër, për emigrantët shqiptarë, njohja e pensioneve nuk është privilegj, por një e drejtë e fituar me punë.
Zgjidhja e kësaj çështjeje kërkon bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme. Një marrëveshje e tillë do të balanconte interesat ekonomike të Greqisë me të drejtat legjitime të emigrantëve shqiptarë, duke krijuar një model bashkëpunimi që i shërben të dyja palëve. Aktualisht Shqipëria ka 21 marrëveshje për njohjen e kontributeve ku 10 janë shtete pjesë e BE. Së fundi ishte Polonia, një ndër vendet me të cilat u nënshkrua marrëveshja për pensionet.
Barclays rrit parashikimin e Brent për 2026-ën në 100 usd/ Shkak, ndërprerja e zgjatur e ngushicës së Hormuzit
Të premten, Barclays rriti parashikimin e saj për naftën bruto Brent për vitin 2026 në 100 dollarë për fuçi nga 85 dollarë, duke përmendur bllokimin në......
'Paga minimale 500 euro, nis nga muaji korrik/ Kurti: Pagë e 13-të në sektorin publik
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar rritjen e pagës minimale në 500 euro nga 1 korriku. Ai tha se paga minimale është rritur......
Mbi 22 mijë vende pune të kontrolluara gjatë Marsit/ 782 masa administrative për subjektet me shkelje
Gjatë muajit mars 2026, inspektimet në subjektet private dhe publike janë intensifikuar, me qëllim garantimin e respektimit të legjislacionit të punës,......
Rreth 11 milionë euro për zgjedhjet e 7 Qershorit/ KQZ miraton buxhetin për procesin në Kosovë
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë kanë dhënë miratimin për buxhetin e parashikuar për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7......
“Boom” i transfertave në euro brenda Shqipërisë/ AIPS EURO regjistron mbi 106 mijë transaksione në tremujorin e parë
Tre muajt e parë të 2026 kanë qenë mjaft pozitivë për sistemin AIPS EURO, me një numër dhe vlerë transfertash konsiderueshëm më të lartë se në......
Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane
Në kuadër të Konferencës së Fondacionit Konrad Adenauer dhe Alumni BBUG me temë “Shqipëria si vend biznesi – Perspektiva për kompanitë gjermane dhe......
Administrata publike, më tërheqëse në 2025 - Rritet numri, 20 aplikime për një pozicion pune
Departamenti i Administratës Publike ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025, ku evidentohet një rritje e interesit për punësimin në administratën......
Nis lëvizja pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri/ Miliona shtetas përfitojnë nga qarkullimi i thjeshtuar
Nga 1 maji deri më 30 shtator, në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ketë kontrolle, duke u mundësuar shtetasve të dy vendeve lëvizje më të shpejtë......


