Shqipëria Postuar më 26 Dhjetor 2024, 14:08

15 mijë lekë shpërblim për 257 mijë familje në nevojë - Koçiu: Fondi i akorduar nga buxheti i shtetit është rreth 2.1 mld lekë

Nga Diamila Leka

15 mijë lekë shpërblim për 257 mijë familje në

Në mbledhjen e qeverisë këtë të enjte, u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundiviti për 275 mijë familje dhe individë të cilët do të përfitojnë 15 mijë lekë.

Personat që do përfitojnë i përkasin kategorisë së familjeve me ndihmë ekonomike, jetimët, të verbërit, tetra dhe paraplegjikët, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar.

“Me vendimin e fundit të qeverisë shqiptare, u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit kësaj kategorie. Për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social, janë pikërisht 15 mijë lekë apo 150 euro që i akordohen familjeve në nevojë, fëmijëve pa kujdes prindëror, individëve që kanë statusin e para apo tetraplegjikë, si edhe statusin e të verbërve.”

Sipas ministres Koçiu, fondi i akorduar nga buxheti i shtetit është afro 2.1 miliardë lekë.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 26 Dhjetor Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 93.8 lekë dhe është shitur me 94.8 lekë. Monedha europiane blihet sot me 97.7 lekë dhe shitet me 98.6 lekë. Franga......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat