14 prill, Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me BE-Hapet grupkapitulli për Tregun e Brendshëm
Ditën e hënë do të mbahet në Luksemburg Konferenca e Katërt Ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Evropian për hapjen e grupkapitullit të dytë të acquis së BE (pra klasterit të dytë të trupës së legjislacionit të Bashkimit Evropian).
Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grupkapitullin që ka të bëjë me tregun e brendshëm dhe që përfshin 9 kapituj, duke filluar me katër liritë e lëvizjes, pra lëvizjen e lirë të mallrave, punëtorëve, kapitalit, shërbimeve dhe duke kaluar tek e drejta e kompanive, ligji i pronësisë aktuale, politika e konkurrencës, shërbimet financiare, si dhe mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetit.
Për t'u anëtarësuar në BE, Shqipëria duhet të përafrojë legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Evropian sipas 6 grupkapitujve të legjislacionit të BE (EU acquis). Deri tani janë hapur vetëm 2 grupkapituj, grupkapitulli 1 “Themelorët” që lidhet më tepër me sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës, i cili konsiderohet më i vështiri për t'u mbyllur, ndërsa në dhjetor 2024 u hap edhe grupkapitulli 6 për marrëdhëniet me jashtë, i cilësuar si më i thjeshti, pasi ka vetëm 2 kapituj. Me hapjen e negociatave për grupkapitullin 2 të Tregut të Brendshëm, Shqipërisë i mbeten edhe 3 grupkapituj të tjerë për të hapur, të cilët lidhen me burimet, buqësinë dhe kohezionin, agjendën e gjelbër dhe lidhjen e qëndrueshme, konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse.
Sondazh

“Jeta dhe Vdekja” / “GOCAT” sjell përjetimet personale të Faton Kryeziut për Luftën e Kosovës!
Galeria më e madhe e artit bashkëkohor në Tiranë, “GOCAT”, krijuar nga Fondacioni Mane, ka hapur dyert për ekspozitën më të re, “Jeta dhe Vdekja”, nga Faton......

Qiradhënia e pasurive të konfiskuara - Interesi i qytetarëve sa vjen e rritet. Dyfishohen të ardhurat në tremujorin e parë
Është shtuar interesi i qytetarëve për të marrë me qira pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara nga shteti. Në tre muajt e parë të 2025 rezulton të jenë......

Gonxhja: Shqipëria me nivelin më të ulët historik të papunësisë!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se bazuar në statistikat zyrtare “Shqipëria ka shënuar një tjetër arritje......

BE dhe Kina, në bisedime për makinat elektrike - Shqyrtojnë vendosjen e çmimeve minimale dhe eleminimin e tarifave
Bashkimi Evropian dhe Kina kanë rënë dakord të shqyrtojnë vendosjen e çmimeve minimale për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë, në vend të tarifave të......

Rreth 1.3 mld pagesa në euro me AIPS - BSH: Në tremujorin e parë, 20% më shumë veprime përmes këtij sistemi
Tre muajt e parë të 2025 kanë qenë mjaft pozitivë për sistemin AIPS EURO, me një numër dhe vlerë transfertash konsiderueshëm më të lartë se në......

Më pak ndërtime pa leje në 2024-ën - Në të gjithë vendin u verifikuan zyrtarisht 1130 objekte të paligjshme
Gjatë vitit të kaluar janë konstatuar zyrtarisht 1130 ndërtime pa leje në të gjithë vendin. Referuar raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, kjo shifër......

Tarifat e automjeteve “ndëshkojnë” amerikanët - Kostot e prodhuesve në SHBA do të rriten me 108 miliardë dollarë
Një analizë e re nga Qendra për Kërkime Automobilistike ka zbuluar se tarifat prej 25% të Presidentit Donald Trump për automjetet, të vendosura në fillim të......

Cilat janë ndihmat financiare për ndërmarrjet? - Nga mbështetja e grave sipërmarrëse, te inovacioni. Skemat zbatohen gjatë vitit 2025
Në Fletoren Zyrtare është botuar dokumenti i autorizimit të ndihmës shtetërore “Fondi për ndërmarrjet e Mikro, të vogla dhe të mesme për vitin......