Shqipëria Postuar më 29 Tetor 2025, 12:08

“1.4 milionë litra karburant iu kursyen shqiptarëve” - Balluku: DPSHTRR ofron 9 herë më shumë shërbime

Nga Elisabeta Dosku

“1.4 milionë litra karburant iu kursyen shqiptarëve” -

Shërbimet e ofruara ndaj qytetarëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme nga vitit 2018 dhe në vijim duke ofruar më shumë akses, lehtësi dhe transparencë.

Zv. Kryeministrja, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e vlerësoi DPSHTRR si institucionin që aplikoi për herë të parë inovacionin dhe që transformoi shërbimet.

Sipas Ballukut, aktualisht veç Drejtorive Rajonale, janë hapur edhe 17 zyra të reja shërbimi në të gjithë vendin duke sjellë dyfishim të mbulimit territorial dhe duke u kursyer veç kohës, edhe afro 1.4 milionë litra karburant drejtuesve të automjeteve.

“Sot, veç drejtorive rajonale kemi dhe 17 zyra të reja shërbimi në të gjithë vendin dhe dyfishim të mbulimit territorial. 424.925 shërbime më shumë të ofruara krahasuar në vitin 2018. Dhe sot ofrojmë 9 herë më shumë shërbime. 21 milionë km të kursyera nga zyrat e reja të hapura; 1.4 milionë litra karburant; 260 milionë lekë më pak shpenzime  dhe 2 poligone që janë qendra trajnimi në kushte europiane”.

Sipas Ballukut, një nga risitë  e tjera të rëndësishme  ka të bëjë me sigurinë rrugore, sa i takon aplikimit të një procesi rigoroz për rikualifikimin e drejtuesve të automjeteve që humbin pikët e patentës.

“Kemi pasur 2359 ri regjistrime , vetëm 13.4 % kanë kaluar testin duke garantuar që të rikthehen në rrugë vetëm drejtues të disiplinuar. Marzhi është shumë i ulët duke i detyruar këta drejtues që ta marrin seriozisht ridisiplinimin”.

Sa i takon kolaudimit të automjeteve, Balluku theksoi se përveçse shërbimi është transformuar dhe është bërë më i thjeshtë, nga vitit 2020 dhe deri më tani, janë afro 1.6 milionë mjete kanë kryer kolaudim,  ku  491.112  nuk e kanë kaluar testin.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat