Shqipëria Postuar më 8 Prill 2025, 10:04

1.4 milionë euro të padeklaruara u kapën në kufi - Në vitin 2024 u regjistruan 40 raste. Kakavija kryeson tentativat për kalim të paligjshëm

Nga Elisabeta Dosku

1.4 milionë euro të padeklaruara u kapën në kufi - Në

Kalimi i sasive të mëdha të parasë fizike në kufi pa i deklaruar ato konform ligjit në fuqi, vijon të jetë një fenomen i pranishëm në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për vitin 2024 janë regjistruar 40 raste kapje/mosdeklarimi cash-i, nga të cilat 23 raste në hyrje dhe 17 raste në dalje.

Monedha euro, njësoj si në vitin 2023, edhe për këtë vit ka udhëhequr si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke patur përqindjen më të lartë të mosdeklarimeve në krahasim me monedhat e tjera. Vendin e dytë e kryeson monedha GBP, ndjekur nga USD.

Konkretisht janë afro 1.4 milionë euro të kapura të padeklaruara, nga të cilat mbi 1 milionë janë në hyrje dhe pjesa tjetër në dalje.  Po ashtu rezultojnë 221 mijë paund të cilat kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri të padeklaruara.

Numri më i lartë i mosdeklarimeve Cash sipas i përket degës doganore Kakavijë me 11 raste, ndjekur dega doganore Morinë me 9 raste, Rinas me 8 raste, Durrës me 6 raste, Kapshticë me 3 raste, Muriqan me 2 raste dhe Vlorë me 1 rast. Dega doganore Kakavijë gjithashtu kryeson dhe me numrin e valutës së sekuestruar.

Gjatë  vitin 2024 totali i deklarimeve cash në kufi është është 2384 deklarime.

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregojnë se nga ky total 1139 deklarime janë kryer nga bankat, 1205 deklarime nga individë/subjekte dhe 40 kapje/mosdeklarime.

Sipas ligjit në fuqi,  “çdo person, i cili hyn në/ose largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë, është i detyruar të deklarojë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 8 Prill Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo ditë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën në vlera negative kundrejt monedhës vendase duket se ka pasur një rikuperim në raport me ditën e djeshme teksa......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat