Shqipëria Postuar më 16 Korrik 2026, 12:28

14 konvikte drejt rikonstruksionit - Shahini: Ambiente moderne dhe të përballueshme për studentët

Nga Fabjona Pasho

14 konvikte drejt rikonstruksionit - Shahini: Ambiente moderne dhe të

14 godina të Qytetit Studenti do i nënshtrohen rikonstruksionit, me qëllim modernizimin e kushteve për të rinjtë të cilët zgjedhin të akomodohen në konvikte.

Drejtori i Rezidencës studentore nr.1, Olsi Shahini shprehet se ende nuk është vendosur nëse do të rikonstrukstohen njëkohësisht të gjithë, kjo për shkak të numrit të lartë të studentëve.

Shahini tregon edhe risistë që konviktet do të sjellin, në mënyrë të mos jenë vetëm ambiente strehimi, por qendra inovacioni dhe ambiente ku studentët mund të zhvillohen.

Sipas drejtorit Shahini, numri i studentëve të cilët zgjedhin të jetojnë në konvikte gjatë dy viteve të fundit ka shënuar rritje, kjo jo vetëm për shkak të tarifave të favorshme, por edhe rregullave strikte dhe mundësisë për socializim.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat