14 institucione “shkrihen” në një dritare unike - Nis ngritja e platformës së vetme digjitale për licenca, certifikata dhe autorizime

Procedurat dhe shërbimet që ofrojnë 14 institucione dhe agjenci shtetërore, do të jenë të përqendruara të gjitha në Dritaren e Vetme Kombëtare, e cila ka nisur të krijohet si një platformë gjithëpërfshirëse digjitale për licenca, certifikata dhe autorizime në funksion të lehtësimit të tregtisë. Ngritja e sistemit do të kushtojë 5.9 milionë dollarë.
Sipas draftit për krijimin e Dritares së Vetme Kombëtare Doganore, i cili tashmë është në konsultim, koncepti i një dritareje të vetme paraqitet si: “Një lehtësi që lejon palët e përfshira në tregti dhe transport të depozitojnë elektronikisht, vetëm një herë, informacionin e kërkuar përmes dokumentve të standardizuara, në një pikë të vetme hyrjeje, për të përmbushur të gjitha kërkesat rregullatore që lidhen me importet, eksportet dhe tranzitin.”
Lehtësimi i përpunimit dhe qarkullimit të informacionit përmes Dritares së Vetme Kombëtare Doganore, përkthehet në krijimin e një mjedisi tërësisht elektronik “pa letër” dhe konvertimin e dokumentacionit në letër, në dokumente dhe të dhëna digjitale.
Sipas draftit, financimi i fazës së ndërtimit dhe implementimit/operimit të sistemit DVKD sigurohet nga kredia e Bankës Botërore (IBRD) në shumën 5.9 milionë dollarë. Ndërsa pas përfundimit të implementimit, sistemi do të kërkojë një fond operativ vjetor prej 1.36 milionë dollarë në vit. Referuar projektligjit, teknikisht ekzistojnë disa opsione të mbulimit të shpenzimeve për operimin e sistemit. Opsioni i parë është që Qeveria të mbulojë 100% të shpenzimeve të operimit dhe mirëmbajtjes nga Buxheti i Shtetit. Opsioni i dytë është që qeveria mund të vendosë të zbatojë një strukturë tarifash për vetëfinancimin e sistemit, me tre burime potenciale: Tarifa regjistrimi dhe abonimi, 25 USD regjistrimi njëherë; 50 USD abonim vjetor; Tarifa për transaksione doganore si dhe Tarifat ekzistuese LPCO (licenca, leje, certifikata, origjinë), të cilat aktualisht gjerojnë rreth 2.7 milionë dollarë në vit për buxhetin e shtetit dhe mund të integrohen gradualisht në sistemin NSË pa ndryshuar natyrën e tyre ligjore.
Sipas projektligjit, kjo nismë kjo nismë sjell përfitime konkrete duke garantuar: Administrim më të mirë të procedurave që ndiqen në kufi; Ulje të korrupsionit dhe aktiviteteve të tregtisë së paligjshme; Minimizim të kontakteve me personelin dhe reduktim të mundësive për mitdhenie; Lëvizje më të shpejtë të mallrave; Rritje të transparencës dhe llogaridhënies të autoriteteve publike të përfshira; Zhdoganim më të shpejtë i mallrave; Përdorim më efikas dhe produktiv të burimeve; Ulje të kostove, për të dyja palët e përfshira në këtë proces, përmes përmbushjes elektronikisht te formaliteteve doganore dhe jo-doganore etj.
Tentohet të grabitet dega e Fibank/ 58-vjeçari hyn i pamaskuar me kallashnikov, qëllon në dysheme. Nuk ka të lënduar
Një person ka tentuar të grabisë degën e Fibank në zonën e Delijorgjit. Plotësisht i pamaskuar dhe i armatosur me kallashnikov, autori ka hyrë në ambientet e......
Qiratë dhe argëtimi rritën çmimet në janar/ Inflacioni e nis vitin me normën 2.3%
Inflacioni në muajin janar u vlerësua në 2.3%, duke mbetur gati i pandryshuar krahasuar me muajin paraardhës. Megjithatë, në krahasim me të njëjtën periudhë......
Izraeli anëtarësohet në “Bordin e Paqes” - Trump kërkon paqe ndërkombëtare, teksa ekspertët kritikojnë
Kryeministri i Izraelit- Benjamin Netanyahu, bëri me dije se vendi i është bashkuar nismës " Bordi i Paqes " të krijuar nga Presidenti i SHBA-Donald Trump. Kjo......
Si e konkurroi tregun global DeepSeek? - Kompanitë rivale ndjekin trendin, me në fokus konsumatorin
Rivalët e inteligjencës artificiale kineze po konkurojnë haptazi novacionin DeepSeek i cili një vit më parë tronditi industrinë globale të IA me lançimin e......
Të rinjtë nuk po lindin më! - Dervishi: Hemoragji nga emigrimi, duhen politika të forta
Lindshmëria në vend ka rënë në nivel historik gjatë vitit 2025, me 74% lindje më pak se në vitin 1990. Sociologu Zyhdi Dervishi e quan këtë një fatkeqësi me......
AAPSK thellon bashkëpunimin rajonal, nënshkruan marrëveshje me homologët në Kosovë
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), nën drejtimin e Kryeadministratores Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë......
Hekurudha Shkodër-Gjakovë/ Nisja e ndërtimit /Kosovë, Kurti: Këtë mandat. HSH: Synojmë brenda 2-3 vitesh
Projekti për të lidhur Shqipërinë me Kosovën me hekurudhë duket se është në fokus të të 2 qeverive. Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti gjatë pezantimit të......
Shtohen 80 produkte të reja në shportën e çmimeve - Ndryshon metodologjia, llogaritja e inflacionit për mbi 411 produkte dhe shërbime
Nga nisja e këtij viti metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve të Konsumit ka ndryshuar. Ndryshimet konsistojnë kryesisht në përditësimin e......


