1.38 trilionë lekë depozita në paranë e gjerë - BSH: Vijon rënia edhe në muajin mars. Ato në valutë dhanë ndikimin më të madh
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë kanë vijuar rënien edhe në muajin mars. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shuma e depozitave të përfshira në paranë e gjerë pësoi një rënie me 0.6% në krahasim me shkurtin dhe 1.1% në krahasim me janarin. Konkretisht, në fund të muajit të kaluar, totali i depozitave ishte 1.38 trilionë lekë.
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i referohen të gjithë parave që qytetarët dhe bizneset mbajnë në bankë, pra paratë në llogaritë bankare, në llogari kursimi, në depozita afatshkurtra ose afatgjata dhe të tjera.
Për sa i përket monedhës, depozitat në valutë kapin vlera më larta se ato në lekë, megjithatë në muajin mars, si depozitat në lekë, ashtu dhe ato në monedhë të huaj rezultojnë me rënie. Depozitat në lekë llogariten në 645 miliardë lekë, 0.3% më pak se në shkurt. Ndërkohë, depozitat në valutë kapin një shifër prej 735 miliardë lekësh, edhe kjo një vlerë rreth 0.9% më e ulët se në muajin pararendës. Kështu, nga kjo kuptojmë se ndikimin më të madh në rënien e totalit të depozitave të përfshira në paranë e gjerë e kanë dhënë depozitat në valutë.
Sipas statistikave të Bankës Qendrore, depozitat e transferueshme, të cilat i referohen parave që ne mbajmë në llogaritë tona bankare, rezultojnë me shumat më të larta, ndjekur më pas nga depozitat me likuiditet të lartë (pra pa afat) dhe llojet e tjera të depozitave.
Depozitat e transferueshme në lekë kanë zbritur në 375 miliardë lekë në mars, ndërsa ato në valutë në 357 miliardë lekë. Nga ana tjetër, depozitat me likuiditet të lartë (depozitat pa afat) dhe depozitat e tjera në lekë rezultojnë me një rritje të lehtë prej përkatësisht 1.9% dhe 0.1%.
Ndërkohë, për sa i takon depozitave në valutë të përfshira në paranë e gjerë, shifrat flasin për një rënie të depozitave me likuiditet të lartë (depozitat pa afat) dhe vetëm për një rritje me gati 1.7% të llojeve të tjera të depozitave.
Sondazh

Faturë për energjinë e vjedhur - Në 1 vit u penalizuan 507 konsumatorë, vlera arrin në 111 mln lekë
507 konsumatorë u faturuan nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektike për dëm ekonomik gjatë vitit 2024, me një vlerë totale prej rreth 111 mln......

Greqia, sistem kontrolli për trenat - Mitsotakis premton reforma pas aksidentit vdekjeprurës të vitit 2023
Greqia synon të instalojë sisteme kontrolli për trenat deri në shtator, që të shtojë sigurinë në hekurudhat e saj, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, më......

ZAN’ART- “Artizanati Shqiptar nga Tradita në modernitet”!
AIDA në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit do të zhvillojnë nesër ZAN’ART- “Artizanati Shqiptar nga Tradita në modernitet”, një......

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat e kryesore?
Dollari amerikan ka shënuar sërish rënie këtë mëngjes pas rikuperimit që pati gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 86.2 lekë dhe është shitur me 87.2......

Sulm kibernetik apo defekt teknik? - Situata në Spanjë dhe Portugali pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme!
Një ndërprerje masive goditi Spanjën dhe Portugalinë në mesditë të hënën, duke e bllokuar Gadishullin Iberik. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shpalli......

Spanja, Portugalia dhe pjesë të Francës goditen nga ndërprerje masive të energjisë elektrike!
Një ndërprerje kombëtare e energjisë elektrike goditi Spanjën dhe Portugalinë të hënën, duke lënë miliona pa energji elektrike. Raportet tregojnë probleme me......

Ushtria, rekord shpenzimesh globale në vitin 2024 - Kostot evropiane regjistrojnë rritjen më të lartë që nga Lufta e Ftohtë
Shpenzimet ushtarake në mbarë botën shënuan rritjen më të madhe në vitin 2024 që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duke arritur në 2.7 trilionë dollarë, ndërsa......

KQZ teston pajisjet elektronike të identifikimit - Pelinku: PEI do të përdoren në 5225 qendra votimi
“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve këtë të hënë, ka nisur testimin e pajisjeve elktronike të identifikimit të cilat do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të......