13.8 milionë euro do t’u kthehen fermerëve/ Malaj takime në Lushnje dhe Fier: Aplikoni për kompensimin e TVSH

Nëse të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret për kompensimin e TVSH-së do të aplikojnë sipas udhëzimit të tatimeve, vlera e kompensimit për periudhën janar–qershor 2026 pritet të arrijë në rreth 1.35 miliardë lekë, ose afro 13.8 milionë euro. Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi një vizitë pune në Lushnje dhe në Fier, për të ndjekur nga afër zbatimin e skemës së kompensimit të fermerëve në masën 10% të TVSH për shitjet e produkteve të tyre bujqësore nga ku u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë për të përfituar nga skema e kompensimit me 10% të TVSH-së për shitjet e produkteve bujqësore dhe blegtorale, e cila synon të rrisë mbështetjen financiare për fermerët, të nxisë formalizimin e sektorit bujqësor dhe të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e prodhimit vendas.
“Duke filluar nga data 1 korrik, administrata tatimore ka filluar me kompensimin në masën 10% të TVSH-së për të gjitha produktet bujqësore ose blegtorale të cilat shiten kundrejt faturave të rregullta tek pikat e grumbullimit apo tek pikat e përpunimit. Kjo është në linjë edhe me politikat që po ndjek qeveria e Shqipërisë për të mbështetur sektorin e bujqësisë, të cilin ne e konsiderojmë si një sektor prioritar jo vetëm për kontributin që ajo ka në zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe në aspektin e punësimit të fuqisë punëtore”, u shpreh Malaj.
Po ashtu, Ministri i Financave zhvilloi një takim me fermerë në Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Fier, ku u prezantuan konkretisht procedurat e aplikimit për përfitimin e kompensimit të TVSH dhe u ofrua asistencë praktike për fermerët që ende nuk kanë aplikuar për përfitimin e kompensimit.
“Është një proces të cilin ne jemi përpjekur ta dixhitalizojmë maksimalisht, të evitojmë sa më shumë prezencën e fermerëve pranë administratës tatimore në shërbimin ndaj klientit dhe është një proces i cili mund të bëhet lehtësisht nëpërmjet sistemit efiling ku fermerët mund të hyjnë në llogarinë e tyre. Aty janë të gjitha faturat e rregullta tatimore të listuara dhe mjafton me një kërkesë të thjeshtë dhe me numrin e llogarisë bankare të kryejnë aplikimin, i cila pastaj më tej do të ndiqet nga ana e administratës tatimore për të bërë dhe rimbursimin e drejtpërdrejtë në llogarinë bankare”, sqaroi Malaj.
Nga ana tjetër, Ministri Malaj i bëri thirrje të gjitha pikave të grumbullimit dhe të përpunimit që të lëshojnë faturat e tyre për të gjitha produktet që blejnë nga ana e fermerëve apo blegtorëve. Sipas të dhënave të dhënave administratës Tatimore, numri i prodhuesve bujqësorë që shesin te subjektet me përgjegjësi për TVSH është rritur në 9,501, ndërsa numri i blerësve me TVSH ka arritur në 616.
Mbi 1 mijë aplikime për startup-et/ "Grant 2026", Tirana kryeson, rritet interesi në qarqe
Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po shtrihet gradualisht edhe përtej Tiranës. Të dhënat e publikuara nga Startup Albania Agency tregojnë se për programin......
Shqipëria e treta në Evropë për rritjen e trafikut ajror 26% më shumë pasagjerë, renditemi pas Sllovakisë dhe RMV
Shqipëria u rendit e treta në Evropë për rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në maj 2026 krahasuar me majin 2025. Ky trend rritës të vendit e rendit......
IEA parashikon rënie të kërkesës për naftë/ Hera e parë që nga kriza globale e shkaktuar nga Covid-19
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se kërkesa globale për naftë do të bjerë për herë të parë që nga viti 2020, pasi lufta në Iran shkaktoi kaos......
Shpallen fituesit për bypass-in e Elbasanit/ Kontratat me vlerë rreth 3.93 mld lekë, pa TVSH për 2 lotet e parë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesit e dy procedurave për ndërtimin e rrugës lidhëse mes aksit Tiranë – Elbasan dhe Korridorit VIII, dy kontrata......
Rekord i ri për pagesat në euro/ BSH: Sistemi AIPS EURO përpunoi afro 239 mijë pagesa në gjysmën e parë të vitit
Pagesat në euro të kryera brenda vendit përmes sistemit AIPS EURO kanë vijuar të zgjerohen edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, duke konfirmuar se ky......
Doganat Shqiptare dhe Italia thellojnë bashkëpunimin/ Fokus, rritja e shkëmbimeve tregtare dhe lehtësimin i lëvizjes së mallrave e pasagjerëve
Thellohet bashkëpunimi në fushën doganore Shqipëri – Itali. Drejtori i përgjithshëm i Administratës Doganore Shqiptare, Besmir Beja zhvilloi një vizitë në......
Shqipëria, hap me rëndësi në rrugën drejt BE, mbyllen negociatat për tre kapitujt e parë për anëtarësim
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian në Bruksel ka miratuar sot Pozicionin e Përbashkët të BE për mbylljen......
Konferenca e IX ndërqeveritare me BE më 14 korrik në Bruksel, Rama: Shqipëria nuk ndalet!
Më 14 korrik 2026 në Bruksel do të mbahet Konferenca e IX ndërqeveritare Shqipëri-BE. Në takim pritet të shënohet mbyllja e tre kapitujve të parë të......

