1,350 vende të lira pune në një muaj - Nga bregdeti drejt veriut, rritet nevoja për staf sezonal

Tregu i punës vijon të shfaqë kërkesë të lartë për punonjës, ku pjesa dërrmuese e vendeve vakante mbetet e orientuar drejt profesioneve që nuk kërkojnë arsim të lartë.
Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, gjatë një muaji janë shpallur gjithsej 1,350 vende të lira pune. Nga këto, 1,154 pozicione janë për profesione pa arsim të lartë, ndërsa vetëm 195 vende pune kërkojnë punonjës të kualifikuar.
Mungesa e stafit në sektorin e shërbimeve vijon të jetë më e theksuar. Mbi 300 vende vakante janë hapur për profesione si kamarierë, banakierë, kuzhinierë, ndihmës kuzhinierë, sanitare dhe recepsionistë hotelesh.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur kërkesa për këto profesione ishte e përqendruar kryesisht në vijën bregdetare, këtë sezon vihet re një rritje e nevojës për punonjës edhe në zonat veriore të vendit, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit turistik.
Përveç sektorit të shërbimeve, kërkesa mbetet e lartë edhe për punëtorë ndërtimi, sistemues mallrash dhe shoferë, profesione që vazhdojnë të përballen me mungesë të fuqisë punëtore.
Nga ana tjetër, vendet e punës që kërkojnë arsim të lartë përfshijnë profesione si ekonomistë, financierë, mjekë, specialistë të teknologjisë së informacionit dhe inxhinierë.
Të dhënat tregojnë se, edhe pse ekonomia ka nevojë për specialistë të kualifikuar, pjesa më e madhe e kërkesës në tregun e punës vazhdon të mbështetet te profesionet operative dhe sektori i shërbimeve, i cili mbetet ndër punëdhënësit më aktivë në vend.
Rritet siguria mbi mishin e importuar dhe vendas - Forcohen rregullat për tregtimin dhe përdorimin e produkteve veterinare tek kafshët
Qeveria do të forcojë rregullat për tregtimin, prodhimin, importin, eksportin, furnizimin, shpërndarjen, kontrollin dhe përdorimin e produkteve mjekësore......
Sërish rënie në tregun valutor – Dobësohen monedhat e huaja
Kjo e martë ka nisur sërish negativisht për Dollarin amerikan, sikurse edhe për valutat e tjera, pasi ka humbur pikë në raport me ditën e djeshme duke u......
I ftohti polar përfshin Zelandën e Re - Reshjet e dëborës mbulojnë edhe zonat bregdetare
Një shpërthim polar në Antarktidë përfshiu pjesë të Ishullit Jugor të Zelandës së Re të martën, duke sjellë borë në nivelin e detit dhe temperatura të......
Çfarë mjetesh ka BE për të luftuar zjarret? - Mbi 430 mijë hektarë pyje janë djegur
Evropa po përballet me një tjetër verë me zjarre shkatërruese. Të dhënat nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) më 30 korrik......
Trump kundër gjigantëve të naftës - "Ju fitoni shumë para’ dhe duhet të ulni çmimet"
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur një sulm të ashpër ndaj kompanive amerikane të naftës, duke i akuzuar ato se “fitojnë shumë para” dhe duke u......
Pagat minimale në Evropë - Luksemburgu në krye me 2,771 euro. Në fund, Ukraina me 169 euro
Vetëm tetë nga 29 vendet evropiane e rritën pagën e tyre minimale bruto midis janarit dhe korrikut 2026, ndërsa inflacioni i konsumatorit në zonën e euros......
Shpërndahen 6 milionë euro për fëmijët nën 18 vjeç - Rreth 40 mijë tatimpagues marrin paratë e DIVA, tatimet vijojnë rimbursimin
Rreth 40 mijë të punësuar në të gjithë vendin të cilët kanë aplikuar për rimbursim përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, DIVA 2025, janë......
Rikonstruksioni i rrjetit elektrik në Shkodër - OSSH hap garën, synohet rrjet më i sigurt e më i qëndrueshëm
Drejtoria Rajonale e OSSH-së në Shkodër ka shpallur tenderin për rikonstruksionin e një pjese të rrjetit elektrik në zonën e Rrjollit. Për realizimin e këtij......

