“135 mijë transaksione në ditë” - Balluku: Posta Shqiptare, me inovacione

Posta Shqiptare kryen 135 mijë transanksione në ditë, në 533 zyra aktive që ofrojnë mijëra shërbime çdo ditë. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e konsideroi një nga shoqëritë publike më të rëndësishme.
“Posta Shqiptare është nga shoqëritë më të rëndësishme që Ministria e Ekonomisë ka në varësinë e saj, por nga ana tjetër një nga kompanitë molekulare shtetërore dhe ofrohen me mijëra shërbime gjatë ditës, duke e bërë këtë një nga ndërmarrjet më vitale në vendin tonë, që i shërben çdo cepi, që i shërben për shërbimet postare, por nga ana tjetër edhe për shërbimet financiare. Vitet e fundit janë bërë disa inovacione që kanë reformuar shërbimet në Postën Shqiptare. Megjithatë ne presim shumë më shumë.
Aktualisht, ofrohen 51 shërbime financiare, 20 shërbime postare dhe mesatarja e transaksioneve ditore shkon deri në 65 mijë transaksione financiare dhe 70 mijë transaksione postare, duke bërë bërë një total të 135 mijë transaksione ditore”, tha Balluku
Balluku e vuri theksin edhe te ruajtja e traditës së filatelisë, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe historike të Postës Shqiptare.
Mbi 6 mln ton mallra kaluan përmes porteve/ Durrësi vijon të jetë qendra e tregtisë detare
Në Shqipëri operojnë katër porte detare që shërbejnë për transportin e mallrave, ai i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Limjoni në Sarandë. Ndër to, Porti i......
Sa para mbahen në bankat shqiptare? - Rreth 1.45 trilionë lekë. Zhvlerësimi i euros, ndikim të lehtë te depozitat në valutë
Shqiptarët po depozitojnë më shumë para në bankë. Të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat e përfshira në paranë e gjerë......
Bizneset i rikthehen kreditimit në Shtator/ Huaja për individët dhe blerje banese vijon të zgjerohet më tej
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 901.6 miliardë lekë në Shtator të vitit 2025, me një rritje të......
Nga papunësia, drejt integrimit - Gjatë 9 muajve të këtij viti mbi 9000 punëkërkues janë punësuar
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar statistikat për 9- mujorin e parë të vitit 2025, të cilat dëshmojnë një tendencë pozitive në tregun......
Rezerva Federale e SHBA ul normat e interesit - Kreu i Fed paralajmëron: Mund të jetë ndryshimi i fundit për 2025
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara uli normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje dhe njoftoi se do të rifillojë blerjet e kufizuara të letrave me......
Saranda, “kryeqendra” e transportit detar për udhëtarët/ Gati gjysma e pasagjerëve të vendit udhëtuan nga ky port gjatë verës
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me anije gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025 ka arritur në 1 milion e 10 mijë e 888 persona, sipas të dhënave më të......
Trump shpall marrëveshje me Kinën - Tarifat mbi importet kineze do të ulën në 47%
Presidenti amerikan Donald Trump u kthye në Uashington pas një takimi ballë për ballë me udhëheqësin kinez Xi Jinping në ditën e fundit të turit të tij në......
Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të “Posta Shqiptare", Etjen Xhafaj
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi drejtorin e ri të “Posta Shqiptare, Etjen Xhafaj. Ndër të......




