135 euro më shumë për bluzat e bardha/ Si kanë ndryshuar pagat e mjekëve dhe infermierëve ndër vite?

Bluzat e bardha janë rikthyer sërish në vëmendjen e qeverisë. Në konferencën e fundvitit, kryeministri Rama njoftoi se do të ketë rritje pagash për mjekët dhe infermierët, duke thënë se paga parashikohet të rritet me 135 euro në muaj, sipas kategorive, ndërsa do të përfshihet edhe njohja e vjetërsisë në punë dhe vlerësimi i saj në skemën e pagesës.
Por, kjo nuk është hera e parë që mjekët dhe infermierët kthehen në vëmendjen e qeverisë.
Në vitin 2017, për mjekët e urgjencës, reanimacionit, etj, paga u rrit me 18,000 lekë/muaj, ndërsa për infermierët dhe teknikët e laboratorit në urgjencë, pagat u rritën me 12 mijë lekë/muaj.
Ndërkaq, për mjekun e parë në qendrat spitalore universitare, pagat u rritën me 6,000–8,000 lekë për dhe 5,600–7,600 lekë për mjekun e dytë.
Një tjetër rritje prej 5% i aplikua në vitin 2018.
Në 2021, si mbështetje për pandeminë Covid-19, pagat e mjekëve dhe infermierëve u rritën me 40%, p.sh. paga mesatare bruto e infermierëve shkoi nga 50,890 lekë në 65,700 lekë.
Ngaa 1 korriku 2022 u aplikua rritja e paralajmëruar me 6%, ndërsa në 2023 u pasua me një tjetër rritje të komunikuar me 7%.
Në 2024, qeveria miratoi një paketë tjetër, që u shoqërua me riformatim të skemës së pagave, duke shfuqizuar edhe skemën e vjetër të vitit 2011.
Këto ndryshime janë prezantuar në vite, si pjesë e masave për forcimin e sistemit shëndetësor dhe mbajtjen e burimeve njerëzore në shërbim, në një periudhë kur Shqipëria është përballur me presion të vazhdueshëm mbi stafet, sidomos në specialitete dhe shërbime kyçe.
“Paqja fiskale’’, shansi i ri për bizneset e mëdha/ Xhiro mbi 14 mln lekë, rideklarim dhe parapagim tatimfitimi
Që prej 1 janarit ka hyrë në fuqi “Paqja Fiskale”, e cila synon të krijojë një marrëdhënie më bashkëpunuese mes administratës tatimore dhe bizneseve të......
Kompensimi 10% i TVSH-së për fermerët në fuqi/ Skema mbështet kostot e prodhimit dhe rrit transparencën
Prej fillimit të vitit, fermerët që tregtojnë prodhimet e tyre përmes kanaleve formale përfitojnë skemë të re mbështetjeje financiare. Bëhet fjalë për......
Paga minimale, sa rriten sigurimet për të punësuarit? Ndryshon edhe maksimalja, preken negativisht pagat e larta
Duke filluar nga 1 janari 2026, paga bazë minimale mujore, e detyrueshme për çdo punëdhënës, do të jetë 50,000 lekë (nga 40,000 lekë që ishte më parë). Ky......
Nevoja apo suksesi? Pse kthehen emigrantët shqiptarë? Dominojnë arsyet familjare. Vetëm 6% i kanë arritur objektivat financiare
Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të emigrantëve që kthehen në vend, por integrimi i tyre në tregun e punës mbetet një sfidë serioze. Të dhënat më......
Nis zbatimi i ligjit për formalizimin e punëtorëve sezonalë/ Synim, ulja ekonomisë gri dhe rritje e sigurisë
Në Maqedoninë e Veriut nisi zbatimi i ligjit për punonjësit sezonalë, me qëllim uljen e ekonomisë gri dhe rritjen e sigurisë. Sipas Ministrit të Ekonomisë......
Shpërthime të forta, Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Qeveria Maduro: Donald Trump urdhëroi sulmin
Të paktën shtatë shpërthime u dëgjuan rreth orës 02:00, sipas orës lokale, në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas si dhe avionë që fluturonin ulët. Sipas......
“Harta shqiptare e inovacionit”/ Cilat janë hapat e vendit për t'u shndërruar në një qendër rajonale të teknologjisë?
Me synimin për t'u shndërruar në një qendër rajonale të teknologjisë, Shqipëria ka miratuar planin e veprimit për të përmirësuar pozicionin e saj në Tabelën......
Borë dhe temperatura nën zero/ Vështirësi në disa akse, ARRSH dhe policia në terren
Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore të vendit, veçanërisht në verilindje dhe juglindje,......



