132 mld lekë tituj qeveritarë në janar-mars 2025 - Gati 8.3% më pak se vitin e kaluar. Bonot e thesarit 12-mujore, më të shpeshtat
Në tremujorin e parë të 2025 pritet të emetohen gjithsej rreth 132 miliardë lekë bono thesari dhe obligacione. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në periudhën janar-mars do të emetohen 8.3% më pak tituj qeveritarë se në tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Konkretisht, në muajin janar parashikohet të emetohen gati 52 miliardë lekë tituj qeveritarë, ku bonot e thesarit 12-mujore do të jenë më të shpeshtat dhe në shuma më të larta.
Në kalendarin e emetimeve përcaktohet që në muajin janar do të zhvillohen 2 ankande për bonot e thesarit 12-mujore dhe nga 1 ankand për obligacione reference 3 vjeçare, 5-vjeçare, 10-vjeçare dhe obligacione 2-vjeçare.
Ndërkohë, në treg do të hidhet edhe një instrument i ri afatgjatë i obligacioneve 20-vjeçare, fillimisht si testim. Ankandi për obligacionet 20-vjeçare është planifikuar që të realizohet në 28 janar me një vlerë prej 1.5 miliardë lekësh, ndërkohë që afati i maturimit do të jetë viti 2045.
Në shkurt, shuma e emetimeve do të jetë më e vogël. Edhe në muajin e dytë, bonot e thesarit 12-mujore do të emetohen 2 herë, ndërkohë që për atë vit hidhen për herë të parë në treg obligacionet 7-vjeçare dhe 15-vjeçare. Për sa i përket marsit, vlera e emetimeve do të jetë 39 miliardë lekë.
Gjatë shkurtit dhe marsit do të ketë gjithashtu disa rihapje të obligacioneve, ndërsa ankandi i dytë për obligacionet 20-vjeçare do të zhvillohet në 19 mars, por kësaj radhe në një shumë më të vogël prej 1 miliardë lekësh.
Në total, përgjatë 12 muajve do të emetohen gjithsej 356 miliardë lekë tituj qeveritarë.
Gjatë 2024, bonot 12-mujore patën një normë interesi prej 3.69% në maj, për të përfunduar me një ulje graduale në 3.01% në tetor të këtij viti.
Ndërsa Obligacionet 2-vjeçare arritën kulmin në 4.29% në maj 2024, ndërsa në tetor 2024 norma e tyre ra në 3.85%. Javën e ardhshme do të zhvillohet ankandi i fundit i këtij viti për bonot e thesarit 12-mujore.
Sondazh

Gara për hekurudhën Vorë – Hani i Hotit - Balluku: Projekt, 370 mln euro. Gonzato: Do kontribuojë edhe për zhvillimin e turizmit
Tenderi është hapur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkohë që Balluku ndau detajet e projektit, që do të lidhë me hekurudhë Shqipërinë me......

Regjistër digjital për objektet e konfiskuara - Të dhëna shteruese për individët dhe pronat që do administrohen
Qeveria ka miratuar vendimin ku përcaktohen rregullat për administrimin e regjistrit të objekteve të konfiskuara dhe të dhënave të tij. Vendimi në fjalë i......

BE, ngadalësohet zgjerimi i paneleve diellore - Reduktimi i instalimeve të reja rrezikon përmbushjen e objektivave të 2030
Rritja e instalimeve të energjisë diellore në Evropë ra në vetëm 4% këtë vit pas disa vitesh të rritjes dyshifrore, sipas të dhënave të industrisë, duke......

Lista e plotë/ Emërohen shefat e komisariateve të Policisë sipas drejtorive vendore përkatëse!
Në përfundim të fazave të konkurrimit për pozicionin “Shef Komisariati” dhe pas përfundimit të procesit të ankimimit nga Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave,......

Shkalla e papunësisë në Kanada arrin në nivelin më të lartë të 8 viteve!
Kanadaja kishte 1.5 milionë njerëz të papunë në nëntor, duke e çuar shkallën e saj të papunësisë në një nivel të lartë gati tetëvjeçar jashtë epokës së......

Teknologjia, mundësia për rimëkëmbjen e fasonëve - Balluku: Të rinjtë e aftë në dizajn, kodim e marketing mund të përfshihen
Me gjithë problemet nga zhvlerësimi i euros, që është shoqëruar nga një rënie e eksporteve të produkteve tekstile, sektori fason mbetet ende aktiv për të......

“Energjia gjeotermike, drejt zgjerimit global” - IEA liston avantazhet në raport me burimet e tjera të rinovueshme
"Energjia gjeotermike mund të shohë një rritje globale transformuese falë përparimeve në teknologji dhe ekspertizës nga sektori i naftës dhe gazit," tha......

Transfertat personale të parave: Cili vend i BE-së dërgon më shumë jashtë bllokut dhe ku renditet vendi ynë?
Sasia e parave që njerëzit dërgojnë jashtë Bashkimit Europian po rritet me shpejtësi. Që nga viti 2018, ajo u hodh me 20 miliardë euro, duke arritur një......