12.9 milionë euro nga shfrytëzimi i plazheve - Cila nga 6 bashkitë bregdetare mblodhi më shumë të ardhura?
Bashkitë bregdetare kanë rritur arkëtimet nga tarifa e shfrytëzimit të plazheve nga subjektet private, megjithatë nën potencialin e tyre.
Referuar të dhënave zyrtare, bizneset që operojnë në zonat turistike dhe kanë një kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit për zënie të hapësirave publike, kanë paguar afro 4.8 milionë euro taksa përgjatë vitit 2024.
Ndërsa për periudhën 2022-2024, rezulton se nga të dhënat e raportuara nga Agjencia Kombëtare të Bregdetit, janë arkëtuar 12.9 milionë euro.
Por cilat nga bashkitë kanë realizuar më shumë të ardhura nga shfrytëzimi i plazheve përgjatë vitit 2024?
Të dhënat tregojnë se Bashki Durrës e cila ka dhe një vijë bregdetare më të gjatë ka realizuar më shumë të ardhura në afro 1.2 milionë euro gjatë vitit që lamë pas.
Ndjekur nga Bashkia Himarë e cila ka arkëtuar 1.18 milionë euro të ardhura nga shfrytëzimi i plazheve, më pas renditet Bashkia Sarandë me 781 mijë euro, Bashkia Lezhë 657 mijë euro, Bashkia Vlorë ka mbledhur 596 mijë euro, dhe në fund renditet Bashkia Shkodër me 458 mijë euro.
Në Shqipëri për vitin 2024 rezultojnë 817 subjektet të pajisura me kontrata për përdorimin e hapësirës së plazhit për sezonin turistik.
Pavarësisht ecurisë dhe tendencës në rritje të të ardhurave në secilën bashki, ato nuk kanë qenë në proporcion të drejtë me rritjen e sipërfaqes së kontraktuar për periudhën 2022-2024. Ndërsa sipërfaqet e kontraktuara në bashkitë bregdetare pasqyrojnë rritje në masën nga 45%- 253%, të ardhurat nga vjelja e tarifës që aplikohet për sipërfaqet e kontraktuara kanë një rritje në masën nga 7%-37%.
Për periudhën qershor-gusht 2024 rezulton se sasia e çadrave ka qenë afro 699 mijë. Numri i faturave që kanë përshkrimin çadër /shezllonë rezulton në 402.120.
Pesha specifike sipas llojit të veprimtarisë së subjekteve tatimpaguese të cilat janë përfituese të hapësirave publike në plazhe, është e ndarë në disa kategori, ku zëri më i rëndësishëm është ai i hoteleve dhe strukturave të ngjashme me 27% .
Ndërkaq, 23% e zënë aktivitete të shërbimit të pijeve; 19% janë në fushën Restorante dhe shërbim ushqimor i lëvizshëm dhe 14% janë në fushën aktivitete të tjera të ndryshme nga fusha e turizmi.
Sondazh

Më pak CO2, më shumë ajër të pastër - Janar-shkurt, 77% e mjeteve te reja janë elektrike
Mjetet green po vijojnë të rrisin bindshëm dominancën e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor,......

“Xhiro” me taksi, më lirë në Amerikë se në Shqipëri/ Numbeo na rendit në vend të 6-të në botë dhe të 3-të në Europë si më të shtrenjtët
Sipas platformës Numbeo, Shqipëria renditet në vendin e 6-të në botë për tarifën fikse të taksive, duke u pozicionuar mes 127 vendeve me çmim të lartë për......

Pagat minimale në Evropë - Cilat vende kanë shënuar rritjen më të madhe në dekadën e fundit?
Një pagë minimale e përshtatshme është thelbësore për sigurimin e një standardi të mirë jetese për punonjësit. Por si kanë ndryshuar pagat minimale në Evropë......

Sa para’ humbëm nga zhvlerësimi i euros? - TVSH-ja në import me rënie në raport me planin
Kursi i këmbimit përgjatë vitit 2024, ku monedha europiane euro ka qenë vazhdimisht e zhvlerësuar kundrejt lekut, ka sjellë humbje të të ardhurave në......

‘Një shtet i ri në BE’ - A mund të aplikojë Kanadaja për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian?
Aktualisht një nga temat më të nxehta në mediat sociale është që Kanadaja të anëtarësohet në Bashkimin Europian, pas armiqësisë së fundit nga presidenti i......

Forcohen sërish Franga, Dollari dhe Paundi – Sa këmbehet sot monedha europiane?
Dollari amerikan duket se ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot m e91 lekë dhe është shitur me 92 lekë referuar tregut të......

Dy centrale diellore në Fier dhe Cërrik-Investimet private, dorëzohen aplikimet për projektet me kapacitet total 148.5 MW
Teksa viti 2024 u mbyll me dhjetra aplikime për ndërtimin e centraleve diellore nga kompanitë private, interesi për këto investime po ndjek të njëjtën......

Rritja e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe-Hasani në Londër: Thellim i marrëdhënieve në energji, infrastrukturë, turizëm e bujqësi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Londër me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy dhe Ministrin e......