Shqipëria Postuar më 30 Mars 2026, 11:33

125 mijë të punësuar dorëzojnë DIVA-n 2025 - Afati përfundimtar 31 Marsi 2026, kush duhet të deklarojë

Nga Elisabeta Dosku

125 mijë të punësuar dorëzojnë DIVA-n 2025 - Afati

Ndërsa afati është drejt përfundimit, mbi 125 mijë të punësuar në të gjithë vendin,  kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të ardhurave, DIVA 2025, deri më datën 28 Mars.

Konkretisht janë dorëzuar 125.411 deklarata, ndërkohë që afati i fundit është data 31 Mars, në të kundërt tatimpaguesit që e kanë detyrim ligjor, mund të përballen me penalitete.

Administrata tatimore  parashikon që DIVA 2025,  të plotësohet nga afro 200 mijë individë, nga 140 mijë qe kanë deklaruar në vitin 2024. Kjo për shkak të aplikimit për herë të parë të zbritjeve tatimore për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet arsimore, nga të cilat përfitojnë jo vetëm individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë por edhe ata nën 1.2 milionë lekë, të cilët përveç se nuk e kanë detyrim, nxiten që të deklarojnë vullnetarisht në mënyrë që të mund të marrin rimbursimin që u takon, nëse rezultojnë me tepricë kreditore.

Këtë vit individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë kanë të drejtën e përfitimit të zbritjes për numrin e fëmijëve në ngarkim dhe personat me të ardhura nën 1.2 milionë lekë që kanë të drejtën, që përveç fëmijëve në ngarkim të përfitojnë dhe zbritje tatimore për shpenzimet arsimore .

Administrata Tatimore bën me dije se afati i deklarimit dhe pagesës së DIVA 2025, sipas ligjit të ri është 31 marsi 2026 dhe se subjekt deklarimi me detyrim për vitin 2025 janë ata individë që kanë realizuar të ardhura bruto vjetore 1.2 milionë lekë ose më shumë nga të gjitha burimet, jo vetëm nga paga; Kanë qenë në më shumë se 1 marrëdhënie punësimi gjatë të paktën 1 muaji apo ata që gjatë vitit 2025 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim, si dhe kanë përfituar të ardhura nga platformat Booking dhe AriBnB.

Sipas Administratës Tatimore, gjithashtu janë plotësuar rreth 91.600  deklarata për të ardhurat personale nga biznesi, si dhe 21.790 deklarata për tatimin mbi të ardhurat e korporatës.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët
Shqipëria 30 Mars Edel Strazimiri

Rama: Projekti Lungomare 3 drejt përfundimit

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen, në “kantierin e transformimit” e cilësoi ai, të aksit të Radhimës, ku......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat