12 mln vizita dhe 44 milionë transaksione në e-Albania/ Aplikimet për pasaportë dhe certifikatat elektronike, më të kërkuarat

Platforma qeveritare e-Albania po shënon shifra rekord në përdorim, duke konfirmuar se qytetarët shqiptarë po i drejtohen gjithnjë e më shumë shërbimeve online. Vetëm gjatë muajit tetor 2025, portali është vizituar mbi 12.8 milionë herë, ndërsa janë kryer më shumë se 1.5 milionë aplikime për shërbime elektronike. Aktiviteti i lartë në sistem është shoqëruar edhe me një numër rekord transaksionesh, rreth 44.6 milionë, në platformën qeveritare të ndërveprimit.
Interesi për përdorimin e aplikacionit në versionin celular po rritet ndjeshëm, me mbi 385 mijë përdorues aktivë gjatë muajit dhe rreth 13 mijë përdorues të rinj, duke e çuar totalin e qytetarëve që e përdorin platformën në më shumë se 3.3 milionë.
Në listën e shërbimeve më të përdorura me pagesë kryeson pagesa e taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe ato të luksit, e ndjekur nga aplikimet për pasaportë dhe kartë identiteti për shtetasit që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, si dhe certifikatat elektronike për projektin e fiskalizimit.
Edhe dokumentet me vulë elektronike kanë njohur një rritje të ndjeshme, ku më të kërkuarat kanë qenë certifikatat personale dhe familjare, vërtetimet e pagës dhe kontributet për sigurimet shoqërore, ndërsa kontrolli mjekësor bazë mbetet ndër shërbimet më të aksesuar në fushën e shëndetësisë.
Në total, numri i qytetarëve të regjistruar në e-Albania ka kaluar 3.4 milionë, duke e kthyer platformën në një nga sukseset më të dukshme të transformimit digjital të administratës publike. Me ritmin e rritjes që po shfaq, e-Albania po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një “zyrë shtetërore virtuale” në dorën e çdo qytetari.
Faturat e qirave, barrë për konsumatorët/ Udhëheqin rritjen e çmimeve në tetor. Inflacioni vlerësohet në 2.3%
Në muajin tetor 2025, Indeksi i Çmimeve të Konsumit arriti në 120,3, krahasuar me bazën e dhjetorit 2020. Sipas të dhënave zyrtare, inflacioni vjetor u......
Suficiti tregtar i Gjermanisë, në rënie të lirë - Arrin nivelin më të ulët që nga tetori i vitit të kaluar
Teprica tregtare e Gjermanisë u tkurr më tej në shtator, duke arritur në nivelin më të ulët që nga tetori 2024, pasi rritja më e fortë se sa pritej e......
Avionë zjarrfikës, armatim, infrastrukturë dhe teknologji - Ministria e Mbrojtjes rrit kapacitetet, 59 mld lekë investime në vitin 2026
Me një buxhet total prej rreth 59 miliardë lekësh, Ministria e Mbrojtjes pritet të kryejë një sërë investimesh të rëndësishme për vitin 2026. Në forcat......
“Pensionet, të promovohet shtylla e dytë dhe e tretë” - Minxhozi: Banka e Shqipërisë rekomandon rishikimin e parametrave të skemës
Në kushtet kur deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijon të jetë një barrë e konsiderueshme për buxhetin e shtetit, Banka e Shqipërisë......
Çfarë parashikon projektbuxheti për përmbytjet? - 2.7 miliardë lekë për projektet e mbrojtjes nga lumenjtë dhe argjinaturave
Investimet për infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja parashikohen deri në 2.7 miliard lekë deri në vitin 2028, por cilët do të jenë projektet që do të......
Rritje pagash për punonjësit e OSHEE - Rama: Shtesa me 3 kategori. Balluku: “OSHEE Charge”, çmime konkurruese për makinat elektrike
Rritje e pagave për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit ku u......
Ndotësit më të mëdhenj “shmangin” COP30 - Liderët e SHBA-së, Kinës dhe Indisë nuk do të jenë pjesë e samitit
Ndërsa liderët evropianë mblidhen në samitin e COP30 për të diskutuar mbi reduktimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike, ndotësit më të mëdhenj të botës nuk......
Të rinjtë nuk shfaqin interes në zgjedhje/ Sa më e madhe mosha, aq më e lartë pjesëmarrja
Në 5 bashki të vendit, 13 kandidatë garuan për të marrë drejtimin e tyre. Në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë nga 334,539 mijë qytetarë me të drejtë......





