Shqipëria Postuar më 27 Nëntor 2024, 10:53

112 mln lekë për objektin multifunksional të ushtrisë - Hapësira moderne. Përfshihet depo e qendër shëndetësore në Ferraj të Tiranës

Nga Ernilda Luzi

112 mln lekë për objektin multifunksional të ushtrisë -

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e objektit për akomodimin e Kompanisë së Mbështetjes, depo logjistike, Ferraj, Tiranë. Fondi limit i përllogaritur është 112 milionë e 588 mijë lekë.

Sheshi i ndërtimit ndodhet në një zonë periferike të Tiranës. Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik thuhet, se objektivi është të ndërtohet një objekt i ri duke projektuar ambiente të përshtatshme dhe me funksion normal.

Zona e ndërhyrjes ndodhet në Ferraj, Tiranë ku në këtë pronë propozohet të projektohet objekti dy katësh. Objekti i ri ka një formë të rregullt L, ky objekt do të përfshijë ambiente teknike, qendër shëndetësore, depo dhe ambiente të punonjësve të kompanisë mbështetëse.

Sipas planit zhvillimor, në katin 0 do të pozicionohen depo dhe ambiente teknike, kurse në katin +1 parashikohet të ndërtohet një qendër shëndetësore dhe ambientet e punonjësve të kompanisë mbështetëse.

Në sistemimin e jashtëm përveç trajtimit të oborrit do të shtohen hapësirat e gjelbërta, thuhej në dokument.

Ndërkohë ky projekt është bazuar në strategjinë e administrimit të rrezikut gjatë funksionimit, si dhe brenda kuadrit ligjor për marrjen e masave paraprake të parandalimit, si dhe atyre në rast fenomeni të tillë.



 

Shqipëria 27 Nëntor Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat e huaja?

Dollari amerikan ka humbur pikë këtë mëngjes nga rritja e djeshme duke u blerë sot me 92.9 lekë dhe duke u shitur me 94 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 30 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të vlerës gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 83.8 lekë......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 30 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar lëvizje të ndjeshme të vlerës gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 83.8 lekë......