Shqipëria Postuar më 26 Janar 2026, 10:36

11 vende vakante për drejtues të lartë në 2026 - Administrata hap dyert për kandidatë jashtë sistemit publik

Nga Fabjona Pasho

11 vende vakante për drejtues të lartë në 2026 -

Qeveria ka vendosur që për vitin 2026, të hapë procedurën e pranimit të drejtpërdrejtë në Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues edhe për kandidatë jashtë shërbimit civil. Vendimi parashikon zhvillimin e një konkursi kombëtar për 11 pozicione drejtuese të nivelit të lartë.

Vendimi përcakton se kandidatët nga jashtë shërbimit civil duhet të zotërojnë një diplomë master dhe të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në pozicione të mesme drejtuese në institucione publike, institucione bankare të nivelit të dytë, shoqëri tregtare të konsideruara si biznes i madh ose organizata jofitimprurëse me të paktën 5 vite aktivitet. Për kandidatët që kanë punuar në institucione ndërkombëtare, jashtë vendit, ose ushtrojnë profesione të rregulluara, kërkohet një përvojë minimale prej 5 vitesh. Kandidatët nuk duhet të kenë procese gjyqësore apo masa disiplinore në fuqi.

Hapja e TND-së për kandidatët jashtë administraytës shihet si një ndryshim I qasjes së shtetit ndaj menaxhimit ët burimeve njerëzore, duke synuar afrimin e ekspertizës nga jashtë sektorit publik.

Paralelisht, Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe planin vjetor të pranimit në administratën shtetërore për vitin 2026, i cili parashikon gjithsej 1067 vende vakante. Prej tyre, 752 janë në kategorinë ekzekutive, 205 në kategorinë e ulët drejtuese dhe 99 në kategorinë e mesme drejtuese. Plotësimi i këtyre vendeve do të bëhet fillimisht përmes lëvizjes paralele brenda administratës, ndërsa vetëm vendet e mbetura bosh do të hapen për kandidatët nga jashtë shërbimit civil.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat