1.1 mld lekë për pasuritë e zëna nga ndërtime të legalizuara/ ASHK: 395 banorë përfitojnë kompensim financiar

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar se pas miratimit të vendimit që mundëson vijimin e procesit të kompensimit financiar për ish-pronarët, pasuritë e të cilëve janë zënë nga ndërtime të legalizuara, pritet që me këtë zhvillim të rëndësishëm, të zgjidhen përfundimisht çështjet e pronësisë.
Ky vendim, përbën një hap konkret drejt vendosjes së drejtësisë së pronës dhe garantimit të sigurisë juridike, duke krijuar balancë të nevojshme mes të drejtave të ish-pronarëve dhe nevojës së banorëve për të formalizuar pasuritë e tyre. Përmes tij, jo vetëm që pritet të kompensohen pronarët e prekur, por njëkohësisht u jepet mundësia banorëve të pajisen me parcelën ndërtimore për objektet e tyre, duke mbyllur një proces të gjatë pasigurie.
Në kuadër të këtij vendimi, 1.1 miliardë lekë janë vënë në dispozicion për kompensimin financiar. Janë 101 mijë metra katrorë sipërfaqe që përfshihen në proces, 437 pasuri trajtohen për kompensim dhe 395 banorë, përfitojnë mundësinë për t’u pajisur me parcelën ndërtimore.
Ky është një moment kyç në përmbylljen e proceseve të legalizimit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se pas botimit në Fletoren Zyrtare, emrat e përfituesve do të publikohen edhe në faqen zyrtare. Sipas saj, ky është hapi drejt konsolidimit të së drejtës së pronës dhe ndërtimit të një sistemi më funksional.
Merz paralajmëron në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Liria nuk është më e garantuar!
Duke folur në hapje të tre ditëve të diplomacisë me rreziqe të larta, kancelari gjerman dha një diagnozë të zymtë të një rendi global "nën shkatërrim".......
Tregtia e eurozonës mbyll vitin 2025 me një suficit surprizë prej 12.6 miliardë euro
Eurozona e mbylli vitin 2025 me një suficit të fortë tregtar, pasi eksportet vazhduan të rriteshin edhe pse disa industri të mëdha sollën më pak para, sipas......
Administrata Trump padit Harvardin: Bllokoi hetimet federale për pranimet në Universitet
Administrata Trump paditi Universitetin e Harvardit të premten, duke e akuzuar atë për dështim në përmbushjen e një hetimi federal dhe duke kërkuar dokumente......
Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, buxheti shqyrtohet të hënën
Kuvendi i Kosovës i ka ratifikuar të premten marrëveshjet e vendit me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore, në vlerë të rreth 1 miliard euro. Deputetët......
Koordinimi për sigurinë, Shqipëria, Kosova dhe Kroacia takim trepalësh në Mynih
Takimi i radhës trepalësh midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës u zhvillua në Mynih, duke konfirmuar vijimësinë e dialogut strategjik dhe koordinimit në......
Ibrahimaj: Angazhim për fazën e re të reformës së inspektorateve dhe rritjen e transparencës
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula, zhvilluan një......
Projektligji i Financimit të Partive Politike ul palët në tryezë - Gjiknuri e Bylykbashi: Duhet transparencë për fondet
Është mbledhur këtë të premte Komisioni I Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ku u diskutua ligji për financimin e partive politike. Bashkëkryetari socialist I......
Shqipëria ka popullsinë më të re se BE/ Turqia, me moshën mesatare më të ulët në Evropë. Italia renditet në fund
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria ka një moshë mesatare prej 44.3 vjeç, duke e vendosur vendin pak nën mesataren e Bashkimit Europian, që në......


