1.04 mld lekë për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hekurudha planifikon tenderin për ndërtimin e bazës mekanike për mirëmbatjen

Hekurudha Shqiptare ka planifikuar hapjen e një tjetër tenderi për linjën Tiranë – Durrës – Rinas, këtë herë për ndërtimin e bazës mekanike për mirëmbatjen e trenave “DEPO”, një investim me fond limit rreth 1.04 mld lekë. Projekti përfshin hartimin e projektit të detajuar dhe ndërtimin e bazës që do të shërbejë për mirëmbajtjen dhe operimin e trenave të rinj që pritet të vendosen në funksion me nisjen e shërbimit hekurudhor.
Tenderi vjen në një kohë kur autoritetet po përshpejtojnë procedurat për finalizimin e linjës hekurudhore, e konsideruar si një nga projektet më të rëndësishme të transportit publik në vend. Paralelisht me punimet civile të linjës, tashmë janë në zhvillim disa procedura të tjera kyçe, që lidhen me funksionalizimin e plotë të saj.
Pak ditë më parë, HSH hapi tenderin për ndërtimin e segmentit 4.2 km që do të rikthejë stacionin e trenit në Tiranë, me një fond limit prej rreth 1.5 mld lekë. Segmenti do të lidhë Terminalin e Transportit Publik pranë kthesës së Kamzës me Stacionin Qendror në kryeqytet, duke integruar linjën hekurudhore me zhvillimin urban të Bulevardit të Ri.
Po ashtu, është hapur edhe tenderi për projektimin dhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të Rinasit, me një fond prej rreth 91.6 mln lekë. Projekti synon krijimin e një infrastrukture moderne për pasagjerët e aeroportit, me akses për transport publik, zona parkimi dhe lidhje me terminalet përkatëse.
Në të njëjtën kohë, vijon edhe procedura me dy faza për elektrifikimin e linjës, e drejtuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Sipas të dhënave zyrtare, punimet për infrastrukturën hekurudhore dhe sistemet e sinjalizim-telekomunikacionit kanë avancuar mbi 90%, ndërsa ndërtimi i 8 godinave të stacioneve pritet të përfundojë gjatë muajit qershor. Ndërkohë që, operimet hekurudhore synohet të nisin brenda vitit 2027.
Rriten shitjet e makinave në Evropë/ Konsumatorët blenë më shumë automjete elektrike dhe hibride
Shitjet e makinave në Evropë u rritën për të tretin muaj radhazi në prill, ndërsa konsumatorët vazhduan të blejnë më shumë modele elektrike dhe hibride.......
Zvicra, drejt një tjetër referendumi/ Votimi, për të kufizuar popullsisë deri në 10 milionë banorë
Më 14 qershor, Zvicra do të votojë për të kufizuar popullsinë në 10 milionë. Me numrin tashmë mbi 9.1 milionë, migrimi vjetor do të duhet të ulet të paktën......
Bonus-malus ul koston e sigurimit/ AMF: Lehtësimi i lëvizjes në vendet e CEFTA-s solli rënie të primeve në Karton Jeshil
Tregu i produkteve të sigurimit të makinave ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes......
Shqiptarët sigurojnë më pak jetën në rajon/ Raporti i Xprimm: Shqiptarët nuk investojnë shumë në mbrojtjen financiare
Në krahasim me vendet e rajonit dhe më gjerë, shqiptarët janë ata që e sigurojnë më pak jetën. Sipas raportit më të fundit të Xprimm për vitin 2025, sigurimi......
Gjermani-Kanada, marrëveshje për gazin/ Gati struktura lundruese e eksportit prej 10 miliardë dollarësh
Kanadaja do të njoftojë një marrëveshje për të furnizuar Gjermaninë me gaz natyror të lëngshëm nga një strukturë e planifikuar eksporti në bregdetin e......
Faturat e energjisë në Britani do të rriten 13%/ Ofgem heq kufirin e lartë për të reflektuar çmimin më të lartë të gazit
Familjet britanike, të cilat tashmë janë të shtrënguara nga kostoja e jetesës, do të përballen me fatura energjie që arrijnë mesatarisht në 1,862 paund në......
“Eurozona mund të përballet me stres nga kredia private”/ BQE publikon raportin e stabilitetit financiar
Eurozona nuk po përballet me rrezik sistemik nga turbulencat e fundit në tregjet private të kreditit, por disa pjesë të sistemit financiar janë të ekspozuara......
Konferenca Shqipëri-BE, Presidenti Bajram Begaj: Hap me rëndësi drejt familjes europiane
Pak pas përfundimit të Konferencës së VIII Ndërqeveritare Shqipëri-BE ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Bajram begaj. Me një postim në rrjetet......



