Shqipëria Postuar më 25 Qershor 2026, 22:14

103 mijë vizitorë në 2025, Bënja po kthehet në destinacion ndërkombëtar turistik

Nga SCAN TV

103 mijë vizitorë në 2025, Bënja po kthehet në

Bënja po transformohet në një destinacion ndërkombëtar turistik, përmes një projekti rehabilitimi që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe ruajtjen e vlerave unike natyrore të zonës.

Pamjet e publikuara së fundmi pasqyrojnë një fazë të përkohshme të punimeve, ndërsa projekti vijon drejt përfundimit. Interesi për Bënjën mbetet i lartë, me mbi 103 mijë vizitorë gjatë vitit 2025, dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm që ofron ky destinacion për turizmin e qëndrueshëm.

Sipas një njoftimi të MIA, në kuadër të projektit "Bënja - Destinacion Ndërkombëtar Turistik", vijojnë punimet për rehabilitimin e zonës, përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe organizimin e shërbimeve për vizitorët, duke ruajtur dhe promovuar vlerat e saj unike natyrore.

Interesi i lartë për Bënjën mbetet i pandryshuar edhe gjatë zbatimit të projektit. Vetëm gjatë vitit 2025, zona është vizituar nga 103,761 vizitorë vendas dhe të huaj, një tregues i qartë i vlerave të jashtëzakonshme që ofron ky destinacion, por edhe i faktit se ndërhyrjet po realizohen në harmoni me natyrën dhe pa cenuar eksperiencën e vizitorëve, të cilët vazhdojnë të frekuentojnë banjat termale dhe atraksionet e zonës.

Është e rëndësishme të theksohet se zona ndodhet aktualisht në proces rehabilitimi dhe punimet nuk kanë përfunduar ende. Për këtë arsye, pamje të caktuara të publikuara së fundmi pasqyrojnë momente të përkohshmetë procesittë ndërhyrjeve dhe jo gjendjen përfundimtare që do të marrë destinacioni pas përfundimit të projektit.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura vijon të monitorojë nga afër punimet për të garantuar ruajtjen e vlerave natyrore të Bënjës dhe zhvillimin e saj si një destinacion modeltë turizmit të qëndrueshëm.

Ndërkohë Bënja u ofron vizitorëve vendas dhe të huaj një përvojë edhe më cilësore, duke ndërthurur në mënyrë harmonike pasuritë natyrore, historinë, peizazhin dhe standardet e turizmit të qëndrueshëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat