100 mld lekë borxh të brendshëm në prill-qershor - Emetohen sërish obligacionet 20-vjeçare. Bonot 12-mujore, më të shpeshtat
Në tremujorin e dytë, qeveria shqiptare planifikon të marrë 100 miliardë lekë borxh të brendshëm. Ministria e Financave ka publikuar kalendarin e emetimeve, sipas të cilit në muajin maj pritet të jetë vlera më e lartë e emetimeve të titujve qeveritarë.
Konkretisht, në prill parashikohet të emetohen 33.5 miliardë lekë tituj qeveritarë, në maj rreth 36 miliardë lekë, ndërsa në qershor vetëm 30.5 miliardë lekë.
Në krahasim me tremujorin e parë ku huamarrja e brendshme e qeverisë kapte vlerën e 132.5 miliardë lekëve, borxhi në tregun e brendshëm rezulton të jetë dukshëm më i ulët në tremujorin e dytë. Lloji më i emetuar i titujve qeveritarë janë bonot e thesarit 12-mujore, ndërsa nuk mungojnë as rihapjet e obligacioneve. Bonot 12-mujore janë gjithashtu instrumentet me shumën më të lartë, të cilat kapin një maksimum prej 9.5 miliardë lekësh në muajin maj.
Ndërkohë, Ministria e Financave ka nisur gjatë këtij viti emetimin e një instrumenti të ri afatgjatë, obligacionet 20-vjeçare si testim tregu. Ky instrument është emetuar fillimisht në muajin janar për t'u rihapur në mars, ndërsa do të emetohet për herë të dytë në muajin qershor për t'u rihapur në shtator.
Bazuar mbi planin vjetor të huamarrjes, totali i emetimeve pritet të jetë rreth 356.40 mld lekë gjatë vitit 2025. Instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë pritet të jetë sërish bono thesari 12-mujore. Gjatë vitit 2025 do të maturohen në total rreth 306.41 mld lekë, prej të cilave 197.34 mld lekë bono thesari dhe 109.07 mld lekë obligacione.
Në muajin shkurt, Shqipëria emetoi edhe një eurobond të ri me një vlerë prej 650 milionë eurosh, i shtati në historinë e saj. Ky është konsideruar emetimi më i suksesshëm i Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010, dhe kjo për arsye të kërkesës shumë të lartë të investitorëve. Eurobondi ka një jetëgjatësi 10-vjeçare dhe do të maturohet në shkurt 2035.
Sondazh

Kanadaja do të rrisë prezencën ushtarake në Arktik - Carney njoftoi 420 milionë dollarë investim për të forcuar sigurinë
Kryeministri Mark Carney tha se Kanadaja do të rrisë praninë ushtarake dhe të sigurisë në Arktik, një hapësirë e ngrirë dhe e pasur me minerale që ka......

Tunelet në Elbasan-Librazhd, gati për 1 vit - Rama dhe Balluku inspektojnë punimet për ndërtimin e Korridorit VIII
Gërimimi i dy tuneleve me gjatësi 1.1 km, që lidhin Elbasanin me Librazhdin si pjesë e Korridorit VIII do të përfundojë në shtator të këtij viti, ndërsa......

Franca, 1.5 miliardë euro për avionë luftarakë - Macron synon të rrisë autonominë mbrojtëse dhe forcën bërthamore
Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të porosisë avionë të tjerë luftarakë Rafale në vitet e ardhshme dhe do të investojë gati 1.5 miliardë euro në......

BE rrezikon më shumë tarifa nga Trump - Rezultatet e hetimeve ndaj “Big Tech” mund të rrisin tensionet me SHBA-në
Komisioni Evropian do të marrë vendimet për të caktuar nëse Apple, Meta dhe Google shkelin ligjet e BE-së për konkurrencën digjitale. Këto vendime mund t'i......

“Vetëshpallen” mbi 8,800 pronarë përfitues - Rritet fluksi i aplikimeve në QKB, më shumë transparencë
Rreth 9 mijë aplikime janë depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë vitit që lamë pas në regjistrin e pronarëve përfitues, i cili është detyrim......

400 mln euro kredi nga mikrofinanca - Në 2024, portofoli i sektorit u rrit me 12%. Vijon të jetë huadhënës kryesor në bujqësi
Sektori i mikrofinancës, pra subjektet financiare jobanka, shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, kanë disbursuar rreth 400 milionë euro kredi të......

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit – Një nga rivalët kryesorë të Erdogan!
Policia turke arrestoi të mërkurën një nga rivalët kryesorë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, në......

Rregulla të reja për operatorët turistikë - “Drejtues teknikë me eksperiencë në turizëm, diplomë dhe gjuhë të huaja”
Bizneset që ofrojnë shërbime turistike do të jenë të detyruar të kenë si drejtues teknik një individ me kritere të posaçme, duke nisur nga diploma që duhet të......