100 milionë euro në vit për fermerët - Rritet mbështetja. Formulë evropiane, 150 mijë përfitues
Fermerët do të kenë mundësinë që të përfitojnë financim nga qeveria në vlerën 100 milionë euro në vit.
Në programin 4-vjeçar të qeverisë, thuhet se sa i takon sektorit bujqësor, do të ofrohet mbështetje direkte dhe investime me rreth 100 mln €/vit sipas praktikave të CAP, kondicionalitet për mjedisin, higjienën, gjurmueshmërinë dhe mirëqenien e kafshëve.
Pra e thënë ndryshe, do të ketë një rritje të ndjeshme të financimit, i cili vitet e fundit ka qenë në nivelin 32 milionë euro në vit, ndërsa ekspertët kanë kërkuar vazhdimisht rritje të fondeve.
Nga këto fonde parashikohet të jenë 150,000 fermerë përfitues të regjistruar në shkallë vendi.
Themelet mbi të cilat ndërtohet CAP, një politikë e përbashkët për të gjitha vendet e EU, është që të mbështesë fermerët e të përmirësojë prodhimin bujqësor duke siguruar një furnizim të qëndrueshëm më ushqim të përballueshëm; të mbrojë fermerët që të kenë një jetesë të arsyeshme; të ndihmojë kundrejt ndryshimeve klimatike dhe për një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore; të ruaje zonat rurale dhe peisazhin në të gjithë Shqipërinë dhe të ruajë ekonominë rurale të gjallë duke promovuar punë në fermë, industritë agropërpunuese e sektorët e lidhur me të.
Shqipëria aktualisht ka si objektiv e plan madhor që përmes mbështetjes së dhënë në sektor të arrijë një eksport prodhimesh bujqësore prej 1 miliard Euro. Objektiva të tjerë janë pikat e grumbullimit dhe rritja e madhësisë së fermave.
Aktualisht janë të hapura 3 instrumenteve financimi nga të cilat mund të përfitojnë fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit në fushën e agroturizmit. Skemë Kombëtare të Investimeve 2025 ku në tërësi fermerët përfitojnë 50% grant nga buxheti i shtetit dhe paguajnë vetëm 50 % të investimit.
Instrumenti i Garancisë Sovrane, me një fond total prej 30 milionë eurosh, parashikon mbulimin deri në 70% të principalit të kredisë si dhe linja e kredisë e butë, me një fond të dedikuar prej 250 milionë eurosh, synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në bujqësi dhe agroturizëm.
Ndërsa Skema e Mbështetjes Kombëtare në Bujqësi është zbatuar në fillim të vitit dhe fondet janë disbursuar tek fermerët, ku është mbështetur bujqësia, blegtoria, bletaria, prodhimi bio, etj.
BYD, makina më e shitur në BE - Kalon Tesla-n për të dytin muaj me radhë
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD shiti tre herë më shumë makina të reja në Bashkimin Evropian gjatë gushtit 2025 sesa në gusht 2024, duke......
BE, gati tarifat për naftën ruse - Pas presionit në rritje nga Donald Trump
Komisioni Evropian po punon për të vendosur tarifa për naftën ruse që ende hyn në tregun e përbashkët nëpërmjet Hungarisë dhe Sllovakisë mes presionit në......
Cilat janë rreziqet më të mëdha ekonomike për vendet e BERZH në Europë?!
Disa nga vendet e Europës Qendrore, përfshirë Hungarinë, Rumaninë dhe Slloveninë, kanë parë perspektivat e tyre ekonomike të përkeqësohen ndërsa tarifat......
Kosova dhe Shqipëria udhëheqin rajonin - BERZH parashikon rritje të ekonomisë, përkatësisht me 3,9% dhe 3,5%
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka publikuar projeksionet për ekonomitë e vendeve anëtare gjatë këtij viti dhe atij pasardhës. Sa i përket......
‘Autobus pa shofer’ - A është ky transporti i së ardhmes?
Madridi ka një mjet publik të ri të përkohshëm: një minibus elektrik plotësisht autonom që synon të sjellë më afër lëvizshmërinë e së ardhmes dhe të......
Sa këmbehen sot valutat kryesore? – Paundi britanik në rritje!
Dollari amerikan duket i qëndrueshëm këtë mëngjes pasi në raport me një ditë më parë nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës duke u blerë sot me 82 lekë......
Turqia do të blejë gazin nga SHBA - Nënshkruan marrëveshje 20-vjeçare me Mercuria
Turqia ka nënshkruar një marrëveshje 20-vjeçare me kompaninë tregtare Mercuria për të blerë gaz natyror të lëngshëm amerikan, ndërsa Presidenti i SHBA-së......
"Kompani publike për ujin e pijshëm"/ Rama takim me socialistët e Tiranës për zgjedhjet e parakohshme
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot ndërhyrje në drejtimin e Ujësjellësit të Tiranës, përmes Operatorit Kombëtar të Ujit, i cili është rikonceptuar dhe......





