100 mijë hektarë tokë bujqësore del në shitje për të huajt - Projektligji/ Si do bëhet kalimi i pronësisë dhe kriteret për investime

Qeveria do të lehtësojë procedurat për shitjen e tokave bujqësore tek investitorë të huaj. Projektligji i hedhur për konsultim publik “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore tek personat fizikë dhe juridikë të huaj” synon të synohet të krijojë një kuadër të qartë dhe të qëndrueshëm ligjor për nxitja e investimeve të huaja në bujqësi dhe agrobiznes, duke i mundësuar subjekteve të huaja ta blejnë dhe të zhvillojnë aktivitete bujqësore në tokë bujqësore.
Po ashtu synohet sigurimi i mbrojtjes së interesave kombëtare, duke përcaktuar kufizime për zonat me rëndësi strategjike, ushtarake, ekologjike, historike apo arkeologjike, ku ndalohet kalimi i pronësisë.
Sipas relacionit, drafti synon të forcojë kontrollin dhe administrimit të tokës bujqësore shtetërore, përmes përcaktimit të procedurave të qarta për verifikimin, miratimin dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.
Në relacion thuhet se mungesa e një baze ligjore të qartë që lejon kalimin e pronësisë ose të drejtës së përdorimit të tokës bujqësore për të huajt pengon investitorët potencialë dhe krijon pasiguri juridike.
Objekt i draft ligjit janë tokat bujqësore në pronësi private si dhe në pronësi shtetërore, sipas legjislacionit për ndarjen e tokës janë trajtuar me tokë bujqësore në pronësi rreth 445 mijë familje bujqësore. Në draftligjin e hartuar është parashikuar dhe kalimi i se drejtës së pronësisë për personat fizike dhe juridike të huaj për tokën bujqësore të emërtuar si “ tokë bujqësore e pandarë”, që aktualisht në vendin tonë shtrihen në një sipërfaqe prej rreth 100 mije ha, kaluar në administrim të njësive të pushtetit vendor.
Në këtë ligj është përcaktuar për personat fizike dhe juridike të huaj, e drejta e blerjes për një sipërfaqe prej 2 ha brenda të njëjtës bashki si dhe deri 30 ha në shkallë Republike. Ky përcaktim përbën njëkohësisht një instrument “antimonopol” mbi tokën bujqësore, një praktikë kjo e përdorur edhe në shtetet e tjera.
Gjithashtu në draftligjin e hartuar është parashikuar dhe kalimi i së drejtës së pronësisë për personat fizikë dhe juridike të huaj për fondin e tokës bujqësore të emërtuar “ disponibël shteteror”. Kjo sipërfaqe toke prej 25 mije ha e ka origjinën nga tokat në administrim te ish-Ndërmarrjeve Bujqësore dhe institucioneve të tjera shtetërore. Aktualisht, kjo është toke e pandarë, në pronësi shtetërore një sipërfaqe e konsiderueshme është dhënë me qira dhe nga MBZHR për aktivitet bujqësor dhe blegtoral.
Në formën që paraqitet ky projekt-ligj krijon mundësi që toka bujqësore ti nënshtrohet shit-blerjes për persona fizike dhe juridike të huaj. Në këtë rrugë bëhet e mundur vënia në shfrytëzim e një sipërfaqeje prej 100 mijë ha, gjë që përben një potencial aktiv për zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Në rastin e shit-blerjes së tokës në pronësi shtetërore, kompetencën e bartin edhe bashkitë në juridiksion te të cilave shtrihet toka, por vendimi përfundimtar i mbetet ministrit te Bujqësisë, dhe Zhvillimit Rural.
Problematika me të cilat mund të haset projektligji janë rreziku i përqendrimit të tokës bujqësore në numër të kufizuar të investitorëve të huaj dhe mungesa e mekanizmave të fortë të kontrollit e mbikëqyrjes nga autoritetet vendore.
PPP-të dhe koncesionet, vendoset kufi minimal - S’ka më kontrata nën 5 mln lekë, ndryshon kufiri dhe për tenderët
Qeveria ka vendosur për herë të parë një kufi minimal monetar për kontratat koncesionare dhe partneritetin publik privat. Sipas vendimit të miratuar një ditë......
Sa e cënueshme është Shqipëria ndaj mashtrimeve? Raporti global 2025: Bëjmë pjesë mes vendeve me ekspozim mesatar
Shqipëria renditet në vendin e 48-të nga 112 shtete në Indeksin Global të Cenueshmërisë ndaj Mashtrimeve për vitin 2025, me një rezultat 2.3 pikë. Sipas të......
Shqiptarët po kalojnë më shumë kohë në LinkedIn/ Të dhënat tregojnë rritje të audiencës, duke tërhequr kompani dhe reklamues
LinkedIn po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij në Shqipëri, duke u kthyer në një platformë me ndikim jo vetëm për profesionistët, por edhe për......
Çmimet e naftës vijojnë rritjen - Investitorët përqendrohen në takimin Trump-Xi në Pekin
Çmimet e naftës u rritën të enjten, me tregjet që u përqendruan në takimin midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit Kinez Xi Jinping për të......
Ibrahimaj: Forcimi i mekanizmave të mbrojtjes ndaj fatkeqësive natyrore, prioritet për stabilitetin ekonomik dhe fiskal
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në forumin mbi “Riskun nga fatkeqësitë natyrore, reziliencën dhe stabilitetin......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e djeshme është forcuar disi duke u blerë me 80.9 lekë......
Shtohet interesi për automjete moderne/ Janar-Prill, rritet me 62% regjistrimi i mjeteve të reja në Shqipëri
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se është shënuar rritje e ndjeshme e regjistrimit të mjeteve të gjeneratës së......
Evropianët i kanë sytë nga autonomia - Rënie e ndjeshme e mbështetjes për SHBA
Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duket se po largohen pas dekadash bashkëpunimi të ngushtë, pasi gati tre në katër qytetarë të Bashkimit Evropian thonë se......


