“100 lekë/litër kompensim për karburantin” - Shoqatat e transportit: Riaktivizoni skemën e mbështetjes. Karakaçi: Po e shqyrtojmë

Riaktivizimi i skemës së mbështetjes, përmes kompensimit 100 lekë/litër është një nga masat që po shqyrtohen nga qeveria, për të mbështetur sektorin e transportit publik, që është prekur nga rritja e çmimit të karburantit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi bëri me dije se gjithsesi po shqyrtohen disa mundësi, në bazë edhe të kërkesave të bëra nga shoqatat.
"Një element i tillë po diskutohet përsëri, pavarësisht se jemi akoma në fillimet e veta, por e kemi miratuar në vitin 2022. E kemi miratuar mbas disa muajsh që çmimi ishte rritur dhe në një nivel shumë më të lartë se ç'është aktualisht. Por hyn te ato elemente që ne jemi duke i marrë në konsideratë bashkë edhe me propozime të tjera që natyrisht shoqata e transportit... e kemi lënë për t'u ulur përsëri me to në ditët në vijim, pasi është ndër ato elemente që ne jemi duke i parë në një nivel të veçantë”, - tha Karakaçi.
Përveç rikthimit të skemës së vitit 2022, shoqatat e transportit publik kanë kërkuar edhe heqjen e akcizës, reduktimin e TVSH-së, si dhe rishikim të taskës së qarkullimit, në rast të përkeqësimit të situatës.
“Në konceptimin e taksës së qarkullimit, taksa e qarkullimit në vetvete është një taksë demotivimi, ose sa më shumë, siç e tha edhe vetë ministrja, sa më shumë të qarkullosh, aq më shumë do të paguash. Por në rastin konkret, në rastin me transportin publik, ne nuk mund të demotivohemi apo të reduktojmë mjetet për shkak se ka një taksë mbi çmimin e karburantit”, - thotë Kostandin Foni, nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas.
Ndërkaq, sa i takon çmimit të karburantit për qytetarët, Karakaçi tha se vendimi për reduktimin e akcizës me 20% në rast se çmimi rriten mbi 220 lekë/litër është në fazë shumë të avancuar dhe pritet vlerësimi dhe shqyrtimi i tij.
Investimet e huaja, në filtër - Ibrahimaj: Bord ndërministror për sektorët kritikë
Investimet që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian në fushën e medias dhe të mbrojtjes do të shqyrtohen nga një bord ndërministror. Lajmin e bëri të......
Ku qëndron Shqipëria në hartën globale të stresit të ujit? Burimet e bollshme dhe popullsia e vogël e mbajnë vendin larg krizës
Në disa vende të botës, përdorimi i ujit shpesh e tejkalon sasinë që natyra ofron. Sipas të dhënave të FAO, disa shtete përjetojnë stres të lartë të ujit, i......
“Mbrojtja e konsumatorëve, thelbësore për integrimin” - Reforma e inspektimeve, Sula: Ligji është përafruar me BE
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka zhvilluar një tryezë me inspektoratet e varësisë. Në fjalën e tij, Sula tha se synohet përmirësimi i standardeve......
Ibrahimaj: Bizneset përfitojnë kompensim për kontributet pas rritjes së pagës minimale
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria ka ndërmarrë një skemë mbështetëse për biznesin, përmes kompensimit......
Gati ndërtimi i nënstacionit të ri në qendër të Tiranës - Financim i BERZH prej 22,5 mln euro në kuadër të programit “Green Cities”
Në qendër të Tiranës pritet të ndërtohet një nënstacion elektrik nëntokësor 110/20kV, që do të garantojë sigurinë dhe të jetë i qëndrueshëm me energji......
Bizneset kërkuan më shumë para’ për prona/ Likuiditeti dhe pasuritë e paluajtshme dominuan huamarrjen
Bizneset në Shqipëri e nisën vitin 2026 duke u financuar kryesisht për nevoja afatshkurtra likuiditeti dhe për pasuri të paluajtshme. Sipas të dhënave të......
India nis regjistrimin e popullsisë dhe banesave - Sipas vlerësimeve numëron mbi 1,4 mld banorë
India, kombi më i populluar në botë, do të kalojë një vit duke kryer regjistrimin e popullsisë, i cili është vonuar shumë, pas një vonese prej gjashtë vitesh......
Sektori i “mikpritjes”, më problematiku për informalitetin - Inspektoriati shton kontrollet në hotele, bare dhe restorante
Sektori i hoteleve, bareve dhe restoranteve ka qenë në qendër të kontrolleve të Inspektoriatit të Punës gjatë vitit 2025. Të dhënat tregojnë një rritje të......


