Shqipëria Postuar më 10 Shkurt 2025, 15:34

100 fshatrat ku do të fokusohet “Paketa e Maleve” - Duma: Nëse tejkalohen 500 subjektet përfituese, do të rishikohet ligji

Nga Diamila Leka

100 fshatrat ku do të fokusohet “Paketa e Maleve” - Duma:

Projektligji “Paketa e Maleve”, u shqyrtua këtë të hënë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për Tregtinë dhe Mjedisin. Por cilat ishin disa nga pikëpyetjet që u ngritën në këtë komison?

Sokol Duma:

“100 fshatrat, apo zonat e disavantazhuara malore, ku do të bazohet “Paketa e Maleve”, dhe ku do të veprojë mund të them tek të dyja. Arsyeja pse janë parashikuar 100 fshatrat janë, sepse në këndvështrimin tonë, që kjo nismë të ketë sukses nuk mjafton vetëm dhënia e mundësisë së pronës, dhe zhvillimit të saj në aktivitet ekonomik, duhen edhe ato investime në infrastrukturë që mundësojnë një aktivitet dhe një jetë të plotësuar në aspektin shoqëror. Përsa i takon 500 përfituesve në zonë se pse 500, nëse tejkalohen 500 subjekte përfituese, do të rishikohet ligji.”

Zona do të kaloj në shqyrtim, nuk është e përcaktuar nëze zona është ….

Lefter Gështenja:

“Ky është një ligj që duhet të ketë kritere të qarta. Nëse kalon numri 500 thuhet në ligj, do të ketë prioritet koha. Leje hapësirën se pse duhet ta kufizojnë”.

Por si do të përcaktohen specifikat dhe kriteret që subjektet duhet t’i ndjekin?

“Paketa do të ketë një VKM, e cila përcakton të gjitha ato kriteret për të cilat flasim. Por nga ana tjetër, procedura në vijim, nga fillimi deri në fund, është e saktë. Pra kërkesë e bahskisë, VKM, pasi shpallet VKM si zonë, lind e drejta subjekteve që të interesohen më shumë.”

Ndërkohë, qeveria shqiptare synon që përmes këtij projektligji të nxisë dhe sjellë një qasje alternative për të ofruar lehtësi dhe ndihmuar që ekonomia malore e cila në vitet e fundit ka ngelur pas asaj të zonave urbane dhe bregdetare.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Dorian Koça

Aspektet financiare të fushatës zgjedhore!

Aspektet financiare të fushatës zgjedhore rregullohen me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Partitë Politike. Ky i fundit rregullon edhe aspekte të përgjithshme......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Dorian Koça

Aspektet financiare të fushatës zgjedhore!

Aspektet financiare të fushatës zgjedhore rregullohen me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Partitë Politike. Ky i fundit rregullon edhe aspekte të përgjithshme......

Shqipëria 11 Maj Lidion Kulla

Kush janë kandidatët për kryeministër?

Fushata për zgjedhjet e 11 majit ka sjellë një kombinim të figurave të njohura ndër vite, si dhe të aktorëve të rinj që synojnë të ofrojnë alternativa ndaj......