Shqipëria Postuar më 6 Dhjetor 2025, 12:33

10-vjet “Fundjavë Ndryshe”, dekadë humanizmi e vullentarizmi/ Edi Rama: Ndërtuat zakonet e zemrës, shpresën dhe bamirësinë

Nga Scan TV

10-vjet “Fundjavë Ndryshe”, dekadë humanizmi e

Në përvjetorin e 10-të të themelimit të “Fundjavë Ndryshe”, një iniciativë e lindur si nismë e thjeshtë vullnetare që u shndërrua në simbol të humanizmit dhe solidaritetit, u zhvillua ceremonia përkujtimore, e cila këtë vit përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit – 5 Dhjetorin. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili përshëndeti të pranishmit me një fjalë.

"Ajo që ndodh me këtë fondacion dhe ajo që ndodh në tërësi, kur njerëzit organizohen dhe bëhen bashkë në këtë mënyrë, është ndërtimi i zakoneve të zemrës. Dhe natyrisht që mes këtyre zakoneve të mbledhura bashkë për të bërë një zakon të një grupi njerëzish, stërvitja e shpresës dhe disiplina e bamirësisë janë dy zakone që qëndrojnë detyrimisht më lart se të tjerat dhe nga të cilat varen gjithë zakonet e tjera në këtë qasje ndaj tjetrit. Dhe ne jetojmë në një kohë që, për hir të së vërtetës, i vë në provë çdo ditë, çdo sekondë mbase, që të dyja: edhe shpresën, edhe bamirësinë", u shpreh Rama.

Në fjalën e tij kryeministri Rama përcolli edhe mesazhin që “Kurrë mos i ndodhtë askujt që të ketë nevojë për një dorë të shtrirë, por kurrë askush mos e harroftë që ta ushqejë një dorë të shtrirë. Kreu I qeverisë e quajti nismën Fundjava Ndryshe një palestër të shpresës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat