10-mujori, eksportet bujqësore u rritën me 19% - Ministrja Denaj: Objektivi, 1 miliard dollarë në vitin 2030
Eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë 10- mujorit të parë të vitit 2024.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije, se në periudhën Janar- Tetor 2023 u regjistruan 325 695 ton eksporte ndërsa përgjatë muajve Janar- tetor 2024 u regjistruan 386 795 ton eksporte, që tregon 19% rritje në sasi krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.
Në totalin e eksporteve ato që udhëheqin dhe që kanë kërkesën më të lartë nga konsumatorët e huaj janë fruta-perimet e freskëta shqiptare.
Ndërkohë, viti 2023 u mbyll me një shifër totale eksportesh në vlerën e 55.7 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje me 7.7% gjatë vitit 2023 krahasuar me vitin 2022.
Objektivi i qeverisë është që përmes politikave mbështetëse për fermerët në drejtim të prodhimit, cilësisë dhe certifikimit, të arrihet në nivelin e 1 miliardë dollarë eksporte deri në vitin 2030.
Nga ana tjetër produktet shqiptare përgjatë sezonit veror zënë një vend të rëndësishëm edhe në tregun e brendshëm, duke furnizuar jo vetëm kërkesën konsumatore vendase por edhe të turistëve të huaj, të cilët kur vizitojnë Shqipërinë janë më të orientuar drejt prodhimeve lokale.
Sondazh

Rritja e çmimit të banesave nga bumi i turizmit - Kroacia propozon ligje për të rregulluar qiratë afatshkurtra
Kroacia po trajton rritjen e çmimeve të banesave të shkaktuara nga bumi i turizmit me ligje të propozuara për të rregulluar qiratë afatshkurtra në......

Forcohen Dollari, Franga e Paundi – Sa këmbehet sot monedha europiane?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 92.5 lekë dhe duke u shitur me 93.6 lekë në raport me një ditë më parë......

Si do të rimbursohen 6 mijë profesionistë të lirë? - Nisin diskutimet e nismës së PD në Kuvend/ Të falen edhe kamatëvonesat e vendosura
6541 tatimpagues që furnizojnë shërbime profesionale kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 janar 2024 deri me 30 qershor 2024 në vlerën 500 milionë lekë,......

Gonxhja: Klima e biznesit është përmirësuar/Ambasada e SHBA dhe AmCham: Duhet verifikim i investimeve
Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon krijimin e kushteve të favorshme për thithjen e kompanive amerikanë që janë të interesuara të investojnë në vendin tonë.......

‘Ndryshon antikorrupsioni’, Qeveria emëron drejtorin e ri të DPAK
Me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave Insidor Rexhepi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.......

Pse titanët e kapitalit të Europës mbeten pas 7 gjigandëve të SHBA-së?
Aksionet europiane me mega-cap (aksione me një kapitalizim ose vlerë tregu mbi 200 miliardë dollarë) vazhdojnë të luftojnë për të mbajtur ritmin me......

Investimet në rrjetin energjitik/ Ibrahimi: Vitin e ardhshëm do përqëndrohemi në zonat turistike
Në 10 mujorin e parë të këtij viti, të dhënat nga OSHEE tregojnë se niveli i humbjeve në rrjetin energjitik ka rënë në 17.27%. Drejtori i Departamentit të......

Aksionet europiane bien në nivelin më të ulët në 3 muaj në mesin e shqetësimeve gjeopolitike!
Tregjet e aksioneve europiane arritën nivelin më të ulët në tre muaj, të nxitura nga një shitje me bazë të gjerë pas sulmit të paprecedentë të Ukrainës në......