10 mln euro garanci sovrane për kreditimin e bujqësisë - Ndryshon buxheti 2025, 5.5 milionë euro kalojnë tek skema e investimeve
Qeveria ka vënë në dispozicion shumën prej 10 milionë eurosh në formën e garancisë sovrane në mënyrë që bizneset në sektorin bujqësor të mund të marrin kredi për investime dhe zgjerimin e tyre.
Akti normativ i miratuar së fundmi për ndyshime në buxhet, i botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton se fondi i përcaktuar në ligjin e buxhetit të shtetit 2025 për rritjen vjetore të garancive të qeverisjes qendrore në dobi të palëve të treta përfituese deri në 1 miliardë lekë apo 10 milionë euro, do përfshijë edhe politikën e mbështetjes me garanci shtetërore të huas për bizneset në sektorin e bujqësisë.
Sa i takon mbështetjes së bujqësisë, janë bërë edhe disa alokime financimesh, konkretisht në zërin e zhvillimit rural, një fond deri në 537,8 milionë lekë në këtë program apo 5.5 milionë euro akorduar për vitin 2025 në shpenzimet korrente, do të përdoret për skemën e mbështetjes me grante për investime në bujqësi për fermerët dhe agrobizneset, duke vijuar plotësimin e vlerës së plotë prej 2 miliardë lekësh në buxhetin e vitit 2026.
Po ashtu referuar ndryshimeve në buxhet, fondi rezervë rritet në 4.2 miliardë lekë nga 3 miliarë që ishte përcaktuar në fillim, dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme.
Po ashtu, përcaktohet se fondi prej rreth 45 milionë eurosh në zërin “Shpenzime kapitale me financim të huaj” do të përdoret për financimin e projekteve që lidhen me planin e rritjes me Bashkimin Evropian, me miratim të Këshillit të Ministrave.

Nafta dhe gazi, asetet strategjike të Iranit - Roli i SHBA-së dhe Kinës në eksportet e Teheranit
Irani, prodhuesi i tretë më i madh në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, nxjerr rreth 3.3 milionë fuçi naftë në ditë, ose rreth 3% të prodhimit......

Izraeli nis një sulm masiv ndaj Iranit - Tensionet përshkallëzohen, ndërsa Teherani kundërpërgjigjet me dronë
Izraeli ka kryer një sulm ndaj kryeqytetit iranian, Teheranit, duke synuar programin bërthamor të vendit. Këto sulme vranë gjithashtu disa zyrtarë të lartë......

Pensionet, miratohet marrëveshja Shqipëri-Serbi - “Garantim për periudhat e sigurimeve shoqërore”
Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, për të gjithë ata......

Shqipëria “ngadalëson hapin” drejt barazisë gjinore/ Renditemi në vend të 36-të. Ndikoi negativisht treguesi i përfaqësimit politik
Shqipëria duket se është ngadalësuar në drejtim të barazisë gjinore, duke shënuar rezultate jo shumë të mira sipas Raportit të Barazisë. Raporti Global i......

“Mungon efikasiteti për mbrojtjen nga zjarret” - Auditorët kritikojnë BE-në për metodat e shpërndarjes së fondeve
Mungesa e të dhënave të përditësuara në hartë po e bën luftën kundër zjarreve në Evropë joefikase, tha Gjykata Evropiane e Auditorëve (ECA). Raporti......

Rreziqet e sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë - AKSK përgatit një metodologji të re që i vlerëson sipas sektorëve
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka përgatitur një metodologji të re e cila do të identifikojë rreziqet kibernetike sipas sektorëve dhe......

Shqipëria, në “hartën e kuqe” sizmike? - Probabiliteti për t’u prekur nga tërmetet është rritur
Rajoni i Ballkanit duket më i rrezikuar se kurrë nga tërmetet, sipas gjetjeve të një grupi ekspertësh dhe pedagogësh të specializuar në sektorin e rrezikut......

Indi, avioni me 242 pasagjerë rrëzohet gjatë ngritjes - Mjeti fluturues përplaset me godinat e banuara pranë aeroportit
Një aeroplan i Air India që udhëtonte për në aeroportin Gatwick të Londrës është rrëzuar gjatë ngritjes në aeroportin e Ahmedabad. Sipas të dhënave, avioni......