10% e kursimeve nga prokurimet shkojnë për artin - Si do të funksionojë Fondi Kombëtar për Artin, projekligji për konsultim

Një nismë e re në fushën e kulturës pritet të sjellë ndryshime në mënyrën se si mbështetet arti dhe trashëgimia kulturore në vend. Projektligji në konsultim publik për krijimin e Fondit Kombëtar për Artin, parashikon që 10% e kursimeve të krijuara nga procedurat e prokurimit publik në nivel kombëtar të kalojnë për financimin e artit dhe trashëgimisë kulturore.
Sipas relacionit shpjegues, fondi do të ketë si qëllim kryesor mbështetjen e prodhimit artistik, ruajtjen e veprave me vlerë historike dhe kulturore, si dhe rritjen e aksesit të publikut në jetën kulturore. Ky mekanizëm nuk do të jetë vetëm financiar, por edhe zhvillimor, me ndikim afatgjatë në identitetin kulturor dhe jetën e komunitetit.
Projektligji i propozuar nga Këshilli i Ministrave parashikon që fondi të përdoret për blerjen e veprave të artit, artefakteve dhe objekteve me rëndësi të veçantë, të cilat më pas do të bëhen pronë publike dhe do të administrohen nga institucionet kulturore. Një nga objektivat kryesorë mbetet pasurimi i koleksioneve kombëtare, mbrojtja dhe rikthimi i veprave me vlerë, si dhe nxitja e krijimtarisë artistike.
Në aspektin organizativ, fondi do të administrohet nga ministria përgjegjëse për kulturën, ndërsa një komision ekspertësh do të marrë vendimet për përzgjedhjen dhe blerjen e veprave. Ky komision do të mbështetet nga një sekretariat teknik, i cili do të ndjekë procedurat administrative dhe financiare, duke siguruar funksionim më efikas dhe transparent.
Ndërkohë, fondi do të mbështetet nga 10% e kursimeve të realizuara nga procedurat e prokurimit publik në nivel kombëtar. Gjithashtu, ai mund të përfitojë edhe nga donacione dhe sponsorizime, pa krijuar barrë shtesë për buxhetin e shtetit.
Projektligji parashikon edhe fleksibilitet në blerjen e veprave të artit, duke lejuar përdorimin e ankandeve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe marrëveshjeve të drejtpërdrejta, por gjithmonë nën rregulla të rrepta transparence dhe kontrolli.
Nga ana tjetër, për të garantuar llogaridhënie, Ministria përgjegjëse për Kulturën do të publikojë çdo vit listën e veprave të blera dhe raportin financiar të fondit, ndërsa aktiviteti i tij do t’i nënshtrohet auditimit nga institucionet përkatëse.
Kjo politikë synon të forcojë identitetin kulturor, të rrisë pjesëmarrjen e qytetarëve në aktivitete artistike dhe të përmirësojë infrastrukturën kulturore. Po kështu, projektligji synon të sigurojë që trashëgimia artistike të ruhet dhe të transmetohet tek brezat e ardhshëm.
BE po shqyrton racionimin e karburantit - Komisioneri i Energjisë, Jorgensen: Do të jetë një krizë e gjatë
Bashkimi Evropian po shqyrton “të gjitha opsionet”, duke përfshirë vendosjen e racionimit të karburantit dhe lirimin e naftës shtesë nga rezervat......
Ekonomia gjermane, në rrezik - Përgjysmohen parashikimet e rritjes, si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve
Ekonomia gjermane do të rritet me vetëm 0.6 përqind në vitin 2026, në vend të 1.3 përqind të parashikuar më parë. Ky është parashikimi i instituteve kryesore......
Kostot e “kripura” për kalimin e Hormuzit - Anijet paguajnë deri 2 milionë dollarë në juan, ose kriptovaluta për tranzit
Kalimi i anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit duket se po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, ndërsa po krijohen të dhëna të reja për anijet cisternë dhe anijet......
Shqipëria mes 40 vendeve aleate për Hormuzin, ministri Hoxha: Përpjekje të koordinuara për rihapjen e rrugës detare kritike
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka qenë pjesë e takimit virtual të thirrur nga Sekretarja britanike Cooper për ngushticën e Hormuzit. Në......
Analiza/Trump mund t’i ketë dhënë Iranit një burim parash prej 500 miliardë dollarësh
Kur Donald Trump vendosi të sulmonte Iranin, ai ndoshta nuk e kishte menduar se mund t'i jepte qeverisë në Teheran një burim fitimprurës 500 miliardë dollarë......
Reforma e Legalizimeve, Rama: Së shpejti ngrejmë një sistem të ri me kritere të qarta
Kryeministri Edi Rama foli sot për procesin e legalizimeve në Shqipëri. Gjatë një takimi me qytetarët në Kashar Rama tha se një pjesë e legalizimeve janë të......
Reforma në administrimin e burgjeve, Klevis Qose: Hapa konkretë në përmirësimin e infrastrukturës
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, drejtori Klevis Qose ja ka kaluar stafetën e drejtimit zotit Ardiatik Kupi. Në ceremoninë e prezantimit, Qose ka......
Nis ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut, Karakaçi: Thellojmë bashkëpunimin reciprok
Në anën e Maqedonisë së Veriut ka nisur puna për ndërtimin e linjës 400 kV Shqipëri- Maqedoni e Veriut. I pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve,......


