10 Dhjetori, afati i fundit për të dhënat bankare - Profesionistët e lirë, rimbursimi i 5 milionë eurove brenda Dhjetorit
Sot është afati i fundit për të gjithë tatimpaguesit që ofrojnë shërbime profesionale që të përditësojnë të dhënat e llogarive të tyre bankare, në e-Filing, në mënyrë që të marrin pas këste paraprake të paguara të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin apo Tatimit mbi Fitimin për vitin 2024.
Rimbursimi për profesionistët e lirë me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë do të kryhet në llogaritë e tyre bankare. Është shumë e rëndësishme që tatimpaguesit, subjekt i këtij akti ligjor të kenë llogari bankare aktive në një nga bankat e nivelit të dytë, në monedhën Lek.
Në fund të Nëntorit, Këshilli i Ministrave miratoi aktin normativ për kthimin e kësteve të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë. Nga akti normativ përfitojnë rreth 6450 tatimpagues, të cilët do të rimbursohen me një fond prej 501 milionë lekësh.
Po ashtu u vendos fshirja e kamatëvonesave të krijuara nga pagesa e vonuara e detyrimeve.
Në vijim, qeveria në kuadër edhe të strategjisë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, do të bëjë një vlerësim të të gjitha përjashtimeve dhe reduktimeve të normave tatimore që janë në fuqi, nëse duhet të qëndrojnë, apo do duhet të rishikohen, ku përfshihet rishikimi i taksimit edhe për këtë kategori.
Ligjit për tatimin mbi të ardhurat i cili hyri në fuqi më 1 Janar 2024, tatonte afro 29 mijë profesionistë të lirë me një normë nga 15-23 %. Profesionistët nuk ishin dakord me këtë regjim tatimor dhe e çuan çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Pas disa seancash, Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë nenin që tatonte këtë shtresë, duke e cilësuar si diskriminues.
Sondazh

“Gjermani, pagat reale do të rriten me 3,2%” - Rritja do të kompensojë gjysmën e humbjeve të fuqisë blerëse
Sipas një studimi, pagat reale në Gjermani, të ndikuara nga inflacioni, do të përparojnë me ritmin më të shpejtë në më shumë se një dekadë këtë vit. Pagat e......

Mbështetje për strehimin social - Subvencione qirash dhe grante për familjet në nevojë
Programi i strehimit do të jetë në mbështetje për individë e familje që nuk përballojnë dot kostot e strehimit në treg, duke siguruar financime për......

Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë valuta kryesore!
Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë këtë mëngjes duke u blerë sot me 92.5 lekë dhe duke u shitur me 93.7 lekë nga dita e djeshme. Monedha......

Tuneli Transatlantik prej 20 trilion dollarë që do të lidhë Nju Jorkun me Londrën në 54 minuta!
Për sa i përket infrastrukturës futuriste, ideja e ndërtimit të një tuneli që shtrihet nga Britania në Shtetet e Bashkuara ka qenë prej kohësh një......

Cili është roli i arit në marrëdhëniet tregtare të Rusisë gjatë kohës së luftës?
Ari është bërë një burim i rëndësishëm strategjik për qeverinë ruse që nga pushtimi i Ukrainës. Sipas hulumtimit të fundit të RAND Europe, Rusia ka përdorur......

Buxheti i BE-së: Kush paguan më shumë ndër vendet europiane dhe kush fiton më shumë?
BE-ja u mundëson vendeve të BE-së të arrijnë më shumë së bashku sesa do të mund të vepronin vetëm. Shtetet anëtare kontribuojnë në buxhetin e BE-së dhe......

Tensionet politike “kërcënojnë” eksportet e energjisë - Rënia e prodhimit në Francë mund të rrisë kostot për tregun evropian
Rënia e qeverisë franceze mund të ketë pasoja të mëdha për tregjet e energjisë në Evropë dhe të rrisë kostot rajonale të energjisë elektrike. Franca është......

“2024, viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë” - Sipas studiuesve, emetimet e CO2 janë shkaku kryesor i ndryshimeve të klimës
Ky vit do të jetë më i nxehti në botë që nga fillimi i regjistrimeve, me temperatura jashtëzakonisht të larta që pritet të vazhdojnë të paktën në muajt e......