1 shekull nga krijimi i Bankës së Shqipërisë - Sejko: Përparimi ekonomik, dëshmi e arritjeve. Rama: Është institucion model

Banka e Shqipërisë shënon 100 vite nga krijimi i saj në 1925, i cilësuar si një shekull qëndrueshmërie, zhvillimi dhe besimi në Konferencën Shkencore kushtuar këtij jubileu.
Në hapje të Konferencës, Guvernatori Gent Sejko, u shpreh se pavarësisht zhvillimit dhe arritjeve të Bankës së Shqipërisë, përpara mbeten gjithashtu shumë sfida që lidhen me rritjen e tensioneve gjeopolitike në ambientin e huaj, inovacionin e shpejtë financiar dhe stadin e zhvillimit të Shqipërisë dhe implikimet që ky stad ka për modelin e rritjes në të ardhmen.
“Çdo jubile duhet t’i shërbejë një qëllimi të dyfishtë. Ai është një moment vlerësimi i punës së një institucioni, si dhe një moment kremtimi i përpjekjeve të të gjithë punonjësve që kanë kontribuuar në zhvillimin e tij. Në të njëjtën kohë, çdo jubile duhet të shërbejë edhe si moment vështrimi kritik mbi atë çka kemi arritur, atë çka ka bërë të mundur këto arritje, si dhe sfidat dhe oportunitetet e zhvillimit që kemi përpara. Në terma sasiorë, një dëshmi direkte e arritjeve të Bankës së Shqipërisë është dhe progresi ekonomik dhe financiar i vendit gjatë tre dekadave të fundit. Pavarësisht luhatjeve dhe goditjeve jo të pakta që kemi përjetuar, ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje mesatare vjetore prej 4.3% gjatë këtij horizonti kohor, ka njohur një rritje të të ardhurave mesatare për frymë nga 670 në 11 mijë euro, si dhe ka pasur një nivel mesatar inflacioni prej 3.1%”, tha Sejko.
I pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se Banka e Shqipërisë është një nga institucionet më të qëndrueshme të vendit, ku me përjashtim të turbulencave politike e sociale të vitit 1997, ekonomia shqiptare nuk ka njohur kriza të mirëfillta financiare apo kriza të bilancit të pagesave.
“Për arsye që do duhet të studioheshin dhe shpjegoheshin në mënyrë shteruese, ky është një institucion që na përfaqëson si model mbi atë se si duhet të jenë institucionet e pavarua të vendit. Sot, Banka e Shqipërisë hyn në shekullin e saj të dytë dhe gjendet në një hartë komplet të re nga harta ku u vendos në fillim të shekullit që la pas. Për qeverinë dhe qeveritë, është fat që kanë mundësi të punojnë në një mjedis ku është kjo Bankë Qendrore, e cila ka kaluar krizat e veta sidomos atë të kalimit nga diktatura dhe të ekonomisë së centralizur, por gjithashtu edhe atëherë kur Shqipëria u bë një shembull tragjik me skemat piramidale, por pas kësaj ka ditur shumë më mirë të lundrojë në detin e trazuar të financës, sidomos për shkak të ndikimit të ardhur nga jashtë vendit”, u shpreh Kryeministri.
Vizioni për krijimin e një banke kombëtare u artikulua për herë të parë në vitin 1899 nga Sami Frashëri, i cili nënvizoi se sovraniteti i vërtetë kërkon institucione të afta për të garantuar pavarësinë ekonomike të vendit. Këtë ide e përqafoi dhe e çoi përpara Ismail Qemali, por përpjekjet fillestare të qeverisë së tij u vijuan nga qeveritë pasuese dhe u kurorëzuan me themelimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis në vitin 1925.
Sa para’ do të shkojnë për arsimin profesional në 2026? Rriten investimet dhe akses më i madh për grupet vulnerabël
Arsimit profesional po i jepet gjithnjë e më shumë përparësi, sidomos vitet e fundit, kur mungesa e të rinjve në profesione të caktuara është bërë më e......
Paga minimale 500 euro, kosto për eksportuesit - Prençe: Masa kompensuese për sektorin, ndikim negativ në konkurrueshmëri
Rritja e pagës minimale nga qeveria në 500 euro nga 1 Janari 2026, mirëpritet si iniciative nga ana e bizneseve në Shqipëri, por nga ana tjetër shihet si një......
Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre
Hartimi i Paketës së re Fiskale është përmbyllur dhe ajo pritet të paraqitet së shpejti për shqyrtim në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe......
Të ardhurat neto të ekuivalentuara në Evropë - Ku fitojnë më shumë familjet? Kryeson Luksemburgu
Pavarësisht vlerave dhe kulturës së përbashkët që bashkojnë kontinentin, Evropa vijon të përballet me pabarazi të theksuara në të ardhura. Edhe pse hendeku......
7 mijë automjete të vjetra çregjistohen përfundimisht - DPSHTRR: Drejt rrugëve më të sigurta dhe më pak ndotje
Në kuadër të masave për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur,......
Qeveria e SHBA-së, drejt rihapjes - Senati miraton projektligjin për t’i dhënë fund bllokimit
Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi një kompromis për t’i dhënë fund bllokimit më të gjatë qeveritar në historinë e vendit. Prej javësh, kjo situatë......
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Forcohet Franga. Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë nga një ditë më parë duke u blerë sot me 83.1 lekë dhe duke u shitur me 84.1 lekë sipas kursit të......
Policia evropiane kërkon ndihmën e “IA” - Burokracia po pengon përdorimin e teknologjisë për të luftuar krimin
Agjencia e Bashkimit Evropian për zbatimin e ligjit, Europol, po kërkon mënyra për të përshpejtuar përdorimin e inteligjencës artificiale në luftën kundër......





